AKTUALE

KOMENT: VMRO- DPMNE nuk bën gjumë, Osmani flet shqip në takimet ndërshtetërore

Nuk kanë reshtur sulmet ndaj Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, nga partitë opozitare maqedonase, qofshin ato ideologjikisht të djathta apo të majta. Kësi lloj sulmesh madje nuk ka pasur as kur shtetit iu është ndërruar emri.

Për faktin se sulmet si burim kanë çështjet etnike, pa bazë, është tregues se problem kryesor është “kryediplomati shqiptar i Maqedonisë së Veriut”.

Nuk është problem avancimi marrëdhënieve me fqinjët, sepse me iniciativë të Bujar Osmani janë ngre disa Platforma diplomatike të cilat kanë shërbyer, shërbejnë dhe do të shërbejnë për afrimin e popujve të Ballkanit dhe të njëjtat janë mirëpritur nga qarqet më të larta diplomatike të shteteve Perëndimore, duke nisur që nga Sekretari i Shtetit Amerikan Entoni Blinken e deri te kryesuesi i radhës i BE-së, kryediplomati Spanjol, Albarez, i cili në takimin e fundit në Shkup me të parin e diplomacisë së vendit tha: BE-së i duhet ky lidership.

Ministri Osmani nën moton: “Është urtësi të keni raporte me fqinjët, por fitorja e vërtetë është t’i keni miq”, vitin e kaluar e lançoi iniciativën rajonale “B6”. Qëllimi ishte që të jepet kontribut drejt thellimit të bashkëpunimit dhe lidhjeve popujve në fushën e integrimeve evropiane dhe sferat tjera të interesit të përbashkët. Porosia kyçe e Osmanit ishte që duhet të shfrytëzojmë përfitimet nga dialogu i përforcuar politik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Osmani muaj më parë lançoi platformën e re “QUAD-i i Ballkanit Perëndimor – harmonizim 100% me politikën e jashtme të BE-së”- synim i përbashkët strategjik i të gjitha vendeve që e kanë arritur harmonizimin e plotë me vendimet e BE-së është integrimi i plotë në Union.
2.
Në kontekstin e diplomacisë multilaterale vendi tashmë ka rolin e protagonistit dhe ka mbaruar epizodi i errët i diplomacisë së vendi që nuk ka shkuar përtej Ballkanit. Maqedonia e Veriut është kryesuese e OSBE-së, e A5, e nga qershori do të udhëheqë edhe me PBEJL.
Konfliktet e ngrira nëpër vende të ndryshme të botës po marrin vëmendjen e duhur dhe bota sytë i ka kah Shkupi dhe veprimtaria e Bujar Osmanit.
***
Prandaj, nga pamundësia për ta sulmuar Osmanin profesionalisht, partitë opozitare maqedonase me “satelitë” të kthyer drejt Beogradit dhe Kremlinit, merren me identitetin etnik të tij. Ka folur apo nuk ka folur maqedonisht nëpër takime, mundet apo nuk mundet një shqiptar të mbroj interesat shtetërore të Maqedonisë së Veriut …

“Është turp i madh që në një takim ndërshtetëror me kolegun spanjoll Bujar Osmani përdor gjuhën shqipe, pyesim se në cilin shtet është ministër dhe nga i merr paratë?”, thuhet në kumtesën e fundit të VMRO-DPMNE-së. Kumtesa, e tëra është “Fake news”, por nuk është vetëm ky problemi, por dmth edhe kur merren me rrena, edhe rrenën e ngjyrosin etnikisht. Dhe, kjo të bind edhe më shumë se nuk e kanë hallin e rivalitetit politik, por etnia ndryshe e ministrit më të suksesshëm, po i mbyt.

Gjuha e tyre drejt kryediplomatit Osmani është e njëjtë me mediat e Rusisë dhe Serbisë, dhe këtë e dëshmojnë më së miri titujt e para disa ditëve të mediave të regjimit të Putinit, , kur Nismën e Ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, QUAD i Ballkanit Perëndimor- Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, e shpallën “anti-serbe” dhe si “presion ndaj Serbisë”.

Related posts

Ministri Limani në Turqi: Diskutohet sjellja e perspektives gjinore në krijimin e inteligjencës artificiale

Gjyla Halili

Mediave maqedonase nuk iu pëlqeu Taulant Seferi në podkastin me Bujar Osmanin: zgjodhi Shqipërinë në vend të Maqedonisë

Gjyla Halili

Mexhiti: Ndërmarrjet shtetërore në dorë të qytetarëve! Secilit qytetar do t’i shpërndajmë aksione në vlerë prej 10.000 euro

Gjyla Halili

Leave a Comment