KOSOVË

Rama kryen këtë ndërhyrje kirurgjike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është operuar të hënën nga apendiksi akut, e njohur si zorra qorre.

Zyra e Shtypit e Kryemininistrisë së Shqipërisë ka njoftuar se gjendja e tij është e mirë dhe e qëndrueshme.

Ndërhyrja kirurgjike është kryer në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

“Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, Rama iu nënshtrua operacionit për heqjen e appendisdit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, Shef i Shërbimit të Kirurgjisë në QSUT”, thuhet në njoftim, raportoi KSP.

Banner

Related posts

Të paktën 32 të vdekur nga përplasja e trenave në Greqi

admin

Pasardhësi i Isa Boletinit kundërshton që Peci të mbajë fjalim brenda Kullës së Isa Boletinit

admin

Borrell organizon takim krize mes Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme

admin

Leave a Comment