SHQIPËRI

Dalin pamjet, kryeministri Rama shihet i shtrirë në spital

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në mesnatë për heqjen e apendicitit.

Siç njofton zyra e shtypit të kryeministrit, natën e kaluar, pas kryerjes së disa testeve imazherike në qendrën spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, kreu i qeverisë u diagnostikua me apendicit akut.

Janë publikuar edhe disa fotografi nga spitali.

Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT.

Sipas zyrës së shtypit, ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore e kryeministrit Rama paraqitet e mirë.

Banner

Related posts

Shqiptari që vrau vajzën dhe dhëndrin në Australi kërkon ulje dënimi

admin

Tensionet në seancën plenare/ Përjashtohen nga Kuvendi gjashtë deputetët e PD-së

admin

Itali: Mbytet në një lumë 52-vjeçari shqiptar

admin

Leave a Comment