SHOWBIZ

Ndalohet nga policia në aeroport Cllevio Serbiano! Për shkak të Noizyt?

Është ndaluar në hyrje në Rinas për llogari të policisë së Durrës për përndjekje Kleviol Ahmeti, i njohur si këngëtari Cllevio.

Mësohet se ai është shoqëruar komisariat në Durrës, ndërsa sqarohet se nuk është arrestuar akoma.

Arsye e ndalimit është se Cllevio Serbiano i ka shkaktuar Rajkut (Noizyt) ankth dhe frikë të vazhdueshme pasi e ka kërcënuar me jetë në rrjetin e tij social Tik-Tok.

Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano, është vënë në prangat e Policisë së Shtetit edhe më herët në vitin 2022 pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest me burg”.

36-vjeçari nga Lushnja doli nga banesa dhe shkoi në Durrës, ku edhe u dhunua nga reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy.

Ndërkohë që në banesë i janë gjetur 3 thika dhe kanabis, kështu që përveç veprës penale largim nga vendi i qëndrimit, 36-vjeçari do të duhet të hetohet edhe për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

I riu nga Lushnja, ka qenë i dënuar dhe më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, më konkretisht për çështjen e avionit me kanabis në Divjakë.

Related posts

Vdiq legjenda e muzikës rome në Maqedoninë e Veriut

admin

Ylli belg i muzikës Stromae anulon koncertet për arsye shëndetësore (fotot)

admin

Ftesë në 5 /“Kristi bën si filozof”, Gala Dragot flet për lojën e vëllait të saj në BBV

admin

Leave a Comment