KOSOVË

Pasaporta diplomatike iu dha nga qeverisja e kaluar

Këshilltari i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, Bekim Kupina ka reaguar pas raportimeve të shumta lidhur me pasaportën diplomatike që posedon disenjatori Valdrin Sahiti dhe deklarimeve se atë pasaportë ia ka dhënë presidentja Vjosa Osmani.

Në një postim në Facebook, Kupina ka thënë se Presidentja Osmani s’i ka dhënë pasaportë diplomatike askujt përfshirë edhe Valdrin Sahitin.

Ai ka shtuar se këto pasaporta janë dhënë gjatë qeverisjes së kaluar.

”Presidentja nuk ka kompetencë ligjore të japë pasaporta. Këto pasaporta janë dhënë nga qeverisja e kaluar. Prandaj shpifjet e shumta të këtyre ditëve Presidenca do t’i trajtojë duke ndërmarrë masa të parapara me ligj ndaj të gjithë atyre që kanë shpifur”, ka shkruar Kupina.

Emri i Valdrin Sahitit është përmendur gjatë ditëve të fundit, pasi ka pasur raportime se ai është ndaluar nga autoritetet turke. Megjithatë Sahiti është lajmëruar nga Dubai./21Media

Related posts

Dy persona të vdekur në Kroaci dhe një në Slloveni si pasojë e stuhive

admin

E rëndë në Pejë: Burri ushtron dhunë ndaj gruas bashkë me nënën e tij, e dëbojnë nga shtëpia

Gjyla Halili

Sot në Kuvendin e Kosovës do t’i zhvillojë punimet konferenca rajonale “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor”

Gjyla Halili

Leave a Comment