KOSOVË

Demarkacioni s`është diskutuar në Kosovë, për ne punë e kryer

Dritan Abazoviq, kryeministër në detyrë i Malit të Zi, ka zhvilluar një vizitë treditore në Kosovë ku është takuar me krerët e shtetit po ashtu me liderët e partive opozitare në Kosovë.

Kreu i qeverisë malazeze është shprehur se ndihet tejet i lumtur me mikpritjen vëllazërore që i ka bërë Kosova gjatë kësaj vizite.

I pyetur për demarkacionin, Abazoviq ka deklaruar se kjo çështje për Malin e Zi është e mbyllur, por ka shtuar se nëse ka probleme sa i përket kësaj çështjeje gjerat mund të rregullohen.

Ai ka deklaruar se në takimet zyrtare që ka pasur, çështja e demarkacionit nuk është diskutuar fare. “Për ne është punë e kryer”, tha Abazoviq në RTK.

Kryeministri malazias ka folur edhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi, duke deklaruar se plani evropian është një bazë e mirë për një marrëveshje finale ndërmjet dy shteteve.

Abazoviq ndër të tjera ka deklaruar se nëse problemi i Kosovës me Serbinë nuk zgjidhet sa është në pushtet Aleksandër Vuçiq, me dikë tjetër në krye të Serbisë ky proces do të vonohet shumë.

Kreu i qeverisë malazeze ka folur edhe për ndikim e Rusisë dhe Serbisë në Malin e Zi, duke deklaruar se ka ndikime të tilla por jo siç paraqitet në media.

Banner

Related posts

Gjujtje me armë, plagoset një person në Prishtinë

admin

Për ta rrëzuar Qeverinë, opozita ka nevojë për Listën Serbe

admin

Dy të plagosurit në gjendje kritike për jetën, pas masakrës në Beograd

admin

Leave a Comment