Me datë 14 prill/ 23 Ramazan, pas namazit të teravisë në Sallën e Objektit për Shërbime Fetare dhe Sociale, u mbajt nata e tretë e Kuizit “Mendo dhe Fito”, njëri nga aktivitetet e shumta në kuadër të programit të Ramazanit, organizuar nga Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut – Myftinia e Tetovës. Në natën e tretë të kuizit “Mendo dhe Fito”, morrën pjesë: Erlis Aziri -Xhamia e Çarshisë së Epërme, Gresa Ziberi – fsh. Odër, Shahadije Havzija – Xhamia e Re , Lagjja Drenovec, Anesa Vejseli – fsh. Pallçisht. Vlerësimi i kandidatëve ishte detyrë e jurisë në përbërje: Suad ef. Demiri – mësues i lëndës Etika e Religjioneve, Xhelal ef. Xhemaili – imam në fsh. Sellarcë, Sadri ef. Iljazi – imam në xhaminë Qendrore të fsh. Pallçishtë dhe Qazim ef. Shabani – imam në fsh. Saraqinë.
Moderator i kuizit ishte Nafi Asani, student i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup. Në natën e tretë pati lexim Kur’ani nga
nxenësi i Medresesë “Isa Beu” – Shkup, Ramazan Aliti. Pjesë e natës së tretë të Kuizit “Mendo dhe Fito”, ishin nxenësit e mektebit të Xhamisë së Madhe – Reçicë e Madhe dhe Xhamisë së fsh. Llërcë, të cilët prezantuan lexim Kurani dhe ilahi.
Nga përgjigjet e dhëna në pesë rubrikat, renditja përfundimtare e kandidatëve ishte si vijon:
Kandidatja A, Shahadije Havzija, 27 pikë
Kandidatja B, Gresa Ziberi, 44 pikë
Kandidati C, Erlis Aziri, 58 pikë
Kandidatja D, Anesa Vejseli, 9 pikë
Pra, fitues i natës së tretë dhe finalist është Erlis Aziri nga Xhamia e Çarshisë së Epërme.
previous post