AKTUALE

Amir Elezi i Alternativës: Të shkarkohet drejtori i spitalit të Tetovës, përgjegjësi për skandalin duhet të ketë menjëherë

Nënkryetari i Alternativës dhe ish drejtor i spitalit të Tetovës, Amir Elezi, ka reaguar ashpër pas skandalit me videon nga spitalit i Tetovës. Sipas tij, njerëzve u është cenuar privatësia, ndërsa degradimi i këtillë i shëndetit publik, thotë ai, është i paprecedentë.

“Ne jemi të sigurt se kjo është rezultat i paaftësisë së Aleancës për Shqiptarët për të trajtuar dobësitë sistematike në resorët që cilat i kërkuan dhe i morën. Asnjë justifikim nuk mban! Për ta qenë skandali edhe më i madh, mjeku që e ka regjistruar videon është fotografuar me ministrin e Shëndetësisë gjatë vizitës së tij në spitalin e Tetovës. I buzëqeshur dhe i lumtur. Me veshje civile, gjë që tregon se mund edhe mos të ketë qenë, por ka ardhur enkas për ministrin”, ka deklaruar Elezi.

Elezi thotë se qytetarët nuk e meritojnë këtë lloj qeverie të papërgjegjshme, ndërsa sipas tij kreu i ASH-së, Arben Taravari nuk është i djeshëm që të mos e dijë se çfarë është përgjegjësia politike dhe morale.
“Ka qenë ministër i Shëndetësisë, punon mjek në Qendrën Klinike dhe duhet ta dinte paraprakisht se çfarë do të thotë të menaxhosh resorët me të cilët e kushtëzuan hyrjen e Aleancës në Qeveri.

Prandaj, nuk mjafton raportimi i rastit në MPB. Për skandale të tilla, të cilat janë përtej çdo standardi etik për profesionin e mjekësisë, përgjegjësia politike është e patjetërsueshme. Më e pakta që mund ta bëjë Ministri i Shëndetësisë është menjëherë ta shkarkojë drejtorin e spitalit të Tetovës. Kërkojmë llogari tani dhe menjëherë!”, është shprehur Elezi.

Related posts

Aggeler: Kam besim se Korridori 8 do të ndërtohet shpejtë dhe me sukses

admin

Agron Dedivanaj: “TV Boin ka përfaqësuar një nga thesaret e vërteta të kombit tonë, obligim kombëtarë e atdhetarë ta mbeshtesim atë”

Gjyla Halili

Ahmeti për opozitën shqiptare: Të mos bëjnë gabimet e vitit 2006! U pa kush ishte fitimtar

Gjyla Halili

Leave a Comment