SHOWBIZ

U raportua për ndarje të çiftit, ja çfarë i bëri Dj Geek për ditëlindje Dafinës

Prej ditësh kanë qarkulluar thashetheme se këngëtarja Dafina Zeqiri dhe DJ Geek kanë vendosur të ndahen pas një romancë disa vjeçare.

Megjithatë, dyshja janë parë mjaft të afërt me njëri-tjetrin mbrëmë (e premte) në festën e ditëlindjes së këngëtares.

Dafina, e cila mbushi 34-të vjet më 14 prill, organizoi një festë për miqtë dhe kolegët e saj më të afërt.

Foto: TikTok

Përveç atmosferë së krijuar, Dafina dhe DJ Geek ishin ata që morën vëmendje teksa ishin të pandashëm.

Në videot nga ahengu dyshja shihen teksa vallëzojnë të përqafuar dhe të lumtur përkrah njëri-tjetrit.

Foto: TikTok

Ndonëse ata nuk folën publikisht për raportimet se janë ndarë, këto momente lënë të kuptohet se ata janë ende bashkë.

Ndërkohë, në festën e ditëlindjes së Dafinës ishin të pranishëm edhe shumë të famshëm të tjerë mes tyre edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Yll Limani, Teuta Selimi, Arta Nitaj Gresa Hoti. 

Banner

Related posts

Disa nga arsyet për të pirë ujë me kastravec gjatë verës

admin

Viti 2023 më i nxehti i të gjitha kohërave?

admin

A është e dëmshme të flesh me televizor ndezur?

admin

Leave a Comment