KOSOVË

Sherr në TikTok, plagosen dy persona në Durrës

Dy persona janë plagosur të shtunën rreth orës 01:15 në Durrës nga një person tjetër si pasojë e një konflikti që lindi në rrjetin social TikTok.

Lajmi është konfirmuar nga policia në Shqipëri.

“Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:15 minuta, në lagjen nr. 10, dyshohet se për shkak të një konflikti në rrjetin social TikTok, shtetasi K. M., 25 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri, dhe si pasojë, janë dëmtuar lehtë shtetasit J. V., 21 vjeç, dhe A. H., 21 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 12, Durrës.”, thuhet në njoftimin e policisë,

Bëhet e ditur se nga hetimet e para rezulton se i dyshuari rreth orës 22.30, të mbrëmjes së djeshme ka debatuar në telefon me shtetasin M. V, (kushëri i shtetasit J. V.) dhe i ka lënë takim për tu sqaruar në afërsi të banesës së shtetasit M. V./21Media

Banner

Related posts

Kusari ankohet te Sllavko se Ramushi po i fryn listat e veteranëve, e quan Uranin “idiot” dhe e pyet Sllavkon “a e din bre ti kush është Bekim Haxhiu”

admin

Të hënën Borrell raporton për dialogun Kosovë-Serbi

admin

Përgjegjës i mbrojtjes kufitare do të duhej të ishte e KFOR-i

admin

Leave a Comment