SPORT

Guardiola e vë në siklet gazetarin kur pyetet për Bellingham

Sigurisht, saga më interesante e merkatos verore do të jetë ajo e Jude Bellingham.

Bellingham pritet të largohet nga Borussia Dortmundi, dhe interesim konkret në yllin anglez kanë shprehur Liverpooli, Real Madridi dhe Manchester City.

Por, së fundmi u bë e ditur se Liverpooli është larguar nga gara për Bellingham, kështu duke e alarmuar Cityn, që do të tentojë ta bind yllin e Dortmundit të kalojë në “Etihad”.

Në konferencën e sotme për mediat, Guardiola u pyet për çështjen e Bellingham, por përgjigja e teknikut spanjoll e vuri në siklet gazetari.

“Nuk ka koment. Në sa konferenca për media ke qenë këtu? Duhesh që të përgatitesh më shumë. Pyetja e radhës…”, tha Guardiola.

/BotaSot/

Banner

Related posts

FIFA zbulon tre kandidatët për futbollistin më të mirë të vitit 2022

admin

Man United ka shfaqur interesim për Ansu Fatin

admin

200 milionë paund gati për “rifreskimin” e mesfushës

admin

Leave a Comment