KOSOVË

Vuçiq ndan 28 milionë euro shtesë për serbët në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova prezantoi masat e përgatitura nga qeveria në Beograd për serbët në Kosovë duke thënë se “janë planifikuar edhe 28 milionë euro shtesë”.

Në takimin që u mbajt në Rashkë, Vuçiq tha se kanë disa çështje të rëndësishme dhe masa sociale dhe ekonomike për të cilat janë marrë vesh në ndërkohë.

“Në total – ajo që kemi parashikuar – janë 28 milionë euro, përveç asaj që deri më tani kemi ndarë dhe kemi vendosur për Kosovën dhe këto mjete financiare janë menjëherë në dispozicion”, deklaroi Vuçiq.

Vuçiq gjatë fjalimit ka thënë se “Prishtina nuk mendon ta formojë Asociacionin”.

“Ata duhet të krijojnë konflikte me çdo kusht. Asnjëherë nuk duan të formojnë AKS-në apo e formojnë atë pa qenë asgjë. Ata thanë se duhet të ekzistojnë, e të bazohet në 5 rregulla. Një nga ato 5 rregulla është Kushtetuta e Kosovës. Ata nuk mendojnë të japin kompetenca ekzekutive”, tha Vuçiq, raporton B92.

Ai ka thënë se kishte insistuar në formimin e Asociacionit, por se është vendosur të mbahen zgjedhjet në veri pa plotësuar këtë kusht.

“Ata nuk janë të interesuar se kur do të formohet vërtetë AKS-ja dhe në përputhje me këtë kanë organizuar zgjedhjet në veri, edhe pse i paralajmërova se AKS-ja duhet të formohet, sepse s’mund të bëhet pa ta. Serbët nuk do të kthehen në institucione pa këtë. Bazuar në 4 për qind të tyre që jetojnë në veri të Mitrovicës, duan të sigurojnë që Kurti të bëhet kryetar komuna. Thonë se është e rëndësishme të ketë zgjedhje të ligjshme dhe për të gjithë këtë keni mesazh nga Perëndimi që thotë se nuk duhet të ndërhyjmë në këtë”, tha Vuçiq.

Vuçiqi u ka bërë thirrje përfaqësuesve të serbëve të Kosovës të “qëndrojnë të bashkuar”.

Related posts

“Aleanca e lirisë, aleanca e përjetshme”/Presidentja e Kosovës, Osmani shtrëngon fort duart me Biden

admin

Takimi i Dodikut me Putinin, veprim shkurtpamës

admin

Ricky Martin vishet me flamurin kuqezi: Ju dua Tirana

admin

Leave a Comment