SHOWBIZ

Bërja e thonjve me xhel është e rrezikshme, ja çfarë thotë studimi më i ri

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se rrezatimi i emetuar nga pajisjet që përdoren zakonisht për tharjen manikyrit të thonjve me xhel është i rrezikshëm.

Sipas tij, drita UV mund të shkaktojë dëmtim të qelizave të lëkurës dhe ADN-së.

“Studimi ynë tregon se ekziston një rrezik potencial veçanërisht për njerëzit me ndjeshmëri më të lartë ndaj dritës UV,”-u shpreh Maria Zhivagui, studiuese në laboratorin Alexandrov në Universitetin e Kalifornisë.

Për të kuptuar më mirë efektet e rrezatimit nga tharëset me dritë UV, Dr. Zhivagui dhe kolegët e saj ekspozuan qelizat e njeriut dhe të miut ndaj rrezatimit dhe zbuluan se kur qelizat u ekspozuan ndaj dritës për 20 minuta, u dëmtuan në një shkallë 20% deri në 30%. Ekspozimi për tre seanca 20-minutëshe e çoi në 65% deri në 70% probabilitetin e vdekjes së qelizave dhe shkaktoi dëmtim të pakthyeshëm të AND-së. Mjekët shpjeguan se kjo vjen pasi rrezet depërtojnë në shtresën më të thellë të lëkurës dhe aktivizojnë qelizat e melaninës poshtë thoit duke e kthyer atë në një ngjyrë më të errët. Sipas doktoreshës, lyerja e thonjve me manikyr duke mos përfshirë dritën UV në procesin e punës, lidhet gjithashtu dhe me rreziqe të tjera shëndetësore. Ndër to mund të përmendim infeksione të mundshme të thonjve dhe inflamacion.

“Rreziqet shëndetësore që lidhen me këtë shërbim estetik përfshijnë infeksionet e thonjve, acarimin dhe skuqjen e lëkurës nga kimikatet e përdorura si dhe probleme me frymëmarrjen të cilat vijnë nga pluhuri i thonjve që gjendet nëpër sallone,”- tha ajo. Këto lloj infeksionesh mund të shkaktohen nga baktere, viruse dhe kërpudha të ndryshme dhe shkak bëhet mungesa e higjienës.Është e rëndësishme që sallonet e bukurisë të ndjekin standardet më të larta për pastërtinë dhe dezifektimin e pajiseve të punës.

Disa masa paraprake që mund të ndiqen nga të githë përpara takimit të ardhshëm tek estetistja përfshijnë:

1.Aplikoni kremit ​​dielli për të minimizuar ekspozimin ndaj dritës.

2.Shkoni në një sallon me reputacion të mire dhe sisteme funksionale ventilimi.

3.Pyesni për protokollet e dezinfektimit përpara se të isni me procedurën.

4.Shmangni lyerjen e thonjve nëse keni ndonjë prerje, plagë ose gërvishtje në lëkurë.

5.Shmangni prerjen e tepëruar të kutikulave.

Banner

Related posts

Nëntë ushqimet më të këqija që shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak

admin

Video/ Michael Jackson dikur mbylli një supermarket të tërë që të pretendonte të blinte ‘si një person normal’ (fotot)

admin

Shtatë ushqimet me karbohidrate që duhet të blini për të ulur kolesterolin

admin

Leave a Comment