AKTUALE

Pendarovski a do të rikandidohet për president?

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë për një mandat të dytë në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në muajin mars-prill të vitit të ardhshëm.

Ai në paraqitjen e sonte në Ditarin të Sitel TV ka thënë se më e rëndësishme për të është nëse do ta ketë mbështetjen e qytetarëve edhe për pesë vite si kryetar i shtetit, përcjell INA.

“Une nuk e di. Kur të vijë koha ndoshta do të deklaroj. E kam thënë se mbështetja e koalicionit në vitin 2014 ishte e rëndësishme për mua, por edhe mbështetja që më dhanë në vitin 2019, megjithatë mbështetja e qytetarëve është shumë më e rëndësishme për mua. Nëse nuk e kam, rikandidimin nuk do ta mendoj, por nëse e kam, mund të mendoj të kandidoj së bashku me subjektet politike që do të donin të më mbështesnin”, ka thënë Pendarovski.

Ai nuk ka deklaruar nëse zgjedhjet presidenciale apo parlamentare vitin e ardhshëm duhet të mbahen së bashku, sepse sipas tij, në përgjigjen e kësaj pyetjeje mund të konsiderohet se ka ndonjë interes personal për këtë.

Banner

Related posts

Fronti Europian sonte në sheshin Maqedonia në Shkup do të mbajë Tubim Qendror

Gjyla Halili

LSDM: Me ne rroga mesatare arriti në 40 mijë denarë, me VMRO ishte 22 mijë denarë

Gjyla Halili

Ndalimi i fondeve të USAID-it trondit Ukrainën, vendimi i Trump ndikon në jetën e qindra mijëra vendasve

Gjyla Halili

Leave a Comment