SHOWBIZ

Tezja shkon të marrë mbesën në shkollë por e gjen duke qarë, rrah mësuesen

Një mësuese është dhunuar në ambjentet e shkollës 9 vjeçare “Nimete Progonati” në qytetin e Memaliajt.

43 vjeçarja M.H. është dhunuar nga tezja e një fëmije në ambjentet e shkollës. Shkak është bërë pretendimi për bullizim të nxënëses 9 vjeçare në klasën e 3-të prej mësueses M.H, raporton oranews

Tezja e fëmijës kishte shkuar të merrte fëmijën nga shkolla ndërkohë që u ndesh me të qarat dëshpëruese të mbesës së saj e cila u ankua se mësuesja e kishte qëlluar dhe bullizuar gjatë procesit të sotëm mësimor.

Kaq është dashur që S.K. tezja e fëmijës, të shkonte tek mësuesja dhe aty të ndizej debati që degjeneroi me përdorimin e dhunës ndaj mësueses në krye të detyrës.

U desh ndërhyrja e stafit të mësuesve që ngjarja të pushonte me kaq. Mësuesja ka shkuar në polici ku ka denoncuar agresoren S. K. për dhunë për shkak të detyrës.

Banner

Related posts

Olsi Bylyku dhe Ronela Hajati publikuan këngën “Si ke mujt”

admin

Konfirmohet lidhja e Harry Styles me aktoren Taylor Russell

admin

Sadije Aliti nderohet me çmimin e dytë në manifestimin letrar “Flaka e janarit” në Dardanë

Gjyla Halili

Leave a Comment