AKTUALE

Grubi në takim me delegacionin nga SHBA-të: Qeveria ndërmerr strategji efikase kundër dezinformimit

Banner

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi shoqëruar nga Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski si dhe ministra të tjerë, sot janë takuar me një delegacion nga SHBA-të, kryesuar nga përfaqësuesi special dhe koordinatori i Qendrës për angazhimin global pranë Departamentit Amerikan të shtetit, James Rubin i shoqëruar nga ambasadorja Angela Aggeler.

Grubi në një njoftim në Facebook shkruan se temë diskutimi ka qenë lufta kundër dezinformatave dhe strategjive që duhet të ndërmerren për të luftuar ndaj këtij fenomeni.

Statusi i plotë:

Sot bashkë me Kryeministrin Kovaçevski dhe kolegët ministra, realizuam takim me delegacionin e SHBA-së të kryesuar nga përfaqësuesi special dhe koordinatori i Qendrës për angazhimin global pranë Departamentit Amerikan të shtetit, z.James Rubin i shoqëruar nga ambasadorja znj. Angela Aggeler.
Fokusi i bisedës ishte lufta kundër dezinformatave që cënojnë demokracinë dhe sigurinë nacionale në mbarë botën, si dhe mundësia e bashkëpunimit për t’u përballur me kërcënimet në hapësirën informative në mbarë Ballkanin Perëndimor.
Theksova se Qeveria gjithnjë e më shumë është duke ndërmarrë strategji të ndryshme për përballje me ndikimin e dëmshëm nga dezinformatat të cilat ndikojnë negativisht tek qytetarët e njëkohësisht dëmtojnë lirinë dhe demokracinë e vendit.

Banner

Related posts

Taravari: Ka buxhet për 1.117 punësime të reja në shëndetësi

Gjyla Halili

Orban pranon humbjen, vjen mesazhi i parë i liderit që dominoi 16 vite Hungarinë

Gjyla Halili

Autostrada Shkup-Tiranë-Durrës-Vlorë nis të ndërtohet sot

admin

Leave a Comment