KOSOVË

Vritet në mënyrë monstruoze anëtari i grupit mafioz në Podgoricë

Një vrasje monstruoze ka ndodhur në Malin e Zi, në fshatin Steke, në afërsi të Podgoricës, ku anëtari i grupit mafjoz Skaljar u gjet i vrarë me armë zjarri dhe i djegur në pjesën e kokës dhe kraharorit.

Trupi i viktimës u gjet nga një banor i zonës, i cili ishte duke u kthyer në fshat dhe evidentoi trupin e pajetë dhe të djegur.

Viktima u identifikua nga tatuazhet që kishte në këmbë, në parakrahun e djathtë dhe në qafë. Ai është 23-vjeçari Vidak Vujoviç, një person që njihet për lidhjet me klanin mafioz Skajlar që vepron në Malin e Zi por dhe Ballkan.

Mediat malazeze shkruajnë se autoritetet po bëjnë ekzaminimin e komunikimeve telefonike, kontrollin e kontakteve të 23-vjeçarit, dhe rishikimi e pamjeve nga kamerat e sigurisë për të rënë në gjurmët e autorëve.

Bëhet me dije se janë shoqëruar disa persona në polici në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për vrasjen dhe mund të ndihmojnë hetimin.

Klani Skaljarski ka rënë pre e goditjeve të mëdha vitin e fundit, ku në shtator u eliminua në Stamboll dhe kreu i kësaj organizate mafioze Jovan Vukotić. Gjatë vitit 2022 u vranë dhe dy njerëzit më me fuqishëm në këtë klan Minja Shaković në Budva në qershor 2022 dhe Goran Vlaović .

Pë vrasjet të dyshuarit kryesor janë anëtarët e klanit kundërshtar të Kavaçit.

Related posts

Ushtria në nivelin më të lartë të gatishmërisë, të vendosur për të mbrojtur popullin

admin

Kosova shpall 14 prillin Ditë të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

admin

“Çka dreqin ju solli këtu?”, Von Cramon pyet policët në Zveçan

admin

Leave a Comment