SHOWBIZ

Reperi shqiptar tallet me ministren e Brendshme në Britaninë e Madhe

Banner

Emigranti shqiptar tallet me ministren e Brendshme në Britaninë e Madhe, Suella Braverman. Kështu e komentojnë mediat britanike videoklipin e fundit të një reperi shqiptar me bazë në Londër, i cili thyen ekranin e televizorit ku po shfaqet Sekretarja për Punët e Brendshme, teksa flet kundër emigracionit të paligjshëm në vend.

“Reperi OG Merkel, i cili ka mijëra ndjekës, duket se tallet me fushatën e qeverisë kundër emigrantëve dhe abuzimin me ligjet e skllavërisë moderne nga shqiptarët”, shkruan “Daily Telegraph”, që thekson se videoja ka zemëruar komunitetin shiptar në vend. Organizata bamirëse shqiptare, Shpresa Programme, thotë se ajo vendos një shembull të keq për djemtë e rinj shqiptarë: “Reperë si ai janë një problem në komunitetin tonë. Ata japin shembull të keq të të rinjve shqiptarë në Britaninë e Madhe dhe atyre që duan të vijnë këtu”.

Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Bledar Ramaj, shfaqet në krah të djemve të tjerë të maskuar, teksa përdor një makineri për të numëruar kartëmonedhat 20 paundëshe. Titulli i këngës është “Marco nga Tropoja”, sipas personazhit shqiptar në filmin “Taken”, ku Liam Neeson interpreton rolin e një babai, vajza e të cilit u rrëmbye nga lideri i një bande kriminale, Marko nga Tropoja.  

Ramaj ka mbi 4800 dëgjues mujor në Spotify dhe 2500 ndjekës në YouTube. “Në një tjetër video, të titulluar “Mashtruesit e huaj”, ai duket se promovon dhunën e bandave, shkruan “Daily Mail”.

Banner

Related posts

Zjarri që digjet për 4000 vjet dhe nuk është shuar kurrë

admin

Tani mund të jetoni në një anije lundrimi për 30,000 dollarë për tre vite

admin

“A është ky i dashuri yt?” Efi zbulon të vërtetën në ‘Më Lër të Flas’

admin

Leave a Comment