BOTA

Lufta në Ukrainë, shefi i NATO-s akuza Kinës për jehonë të propagandës ruse: Po ndihmon ekonominë e Kremlinit

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i aleancës së NATO-s, u vërsul të mërkurën kundër Kinës, duke akuzuar vendin për përhapjen e narrativës së Kremlinit gjatë kohës së luftës, duke mbështetur ekonominë e sanksionuar rëndë të Rusisë dhe duke u përpjekur për të përkulur rendin botëror të bazuar në rregulla.

 

“Kina refuzon të dënojë agresionin e Rusisë, i bën jehonë propagandës ruse dhe mbështet ekonominë e Rusisë”, tha Stoltenberg në fund të një takimi të ministrave të punëve të jashtme të NATO-s.

 

Sakaq, Sekretari i Përgjithshëm paralajmëoi ashpër Pekinin kundër dërgimit të municioneve në Moskë, një skenar që zyrtarët perëndimorë besojnë se do të përbënte një ndryshim të lojës në luftën e Ukrainës.

 

Pekini i ka mohuar me forcë akuzat, por lidhjet gjithnjë e më të ngushta midis Kinës dhe Rusisë, siç u shfaq muajin e kaluar në një takim të përzemërt ballë për ballë midis Presidentit Xi Jinping dhe Presidentit Vladimir Putin, e kanë vënë aleancën në teh.

 

Stoltenberg përdori vazhdimisht shprehjen “pasoja të rënda” për të përshkruar hakmarrjen e mundshme që NATO mund të marrë kundër Pekinit në rast se ndihma vdekjeprurëse dërgohet në Moskë, por refuzoi të shpjegojë se çfarë do të nënkuptojnë këto pasoja në praktikë.

 

Ai ngriti gjithashtu shqetësime për investimin e Kinës në raketa bërthamore me rreze të gjatë dhe pjesëmarrjen e saj në patrullimet e përbashkëta së bashku me forcat ruse.

 

Pekini ka adoptuar një pozicion qëllimisht ambivalent, duke bërë thirrje për ndërprerjen e armiqësive, por pa e emërtuar Rusinë si agresore. Evropa dhe SHBA e shohin këtë qëndrim si efektivisht duke marrë anën e Rusisë dhe i kanë kërkuar Pekinit të shprehë një dënim me forcë dhe të mbështesë ligjin ndërkombëtar.

 

Related posts

Të ndaluara nga 123 vende! Municionet thërrmuese të SHBA mbërrijnë më në fund në Ukrainë

admin

Zelensky lëvizje për të zëvendësuar ministrin e Mbrojtjes në kohë lufte

admin

Gjermania akuzon gardianin nazist për bashkëpunim në vrasje

admin

Leave a Comment