SPORT

Shaqiri: Përballja me Kosovën do të jetë emocionuese

Banner

Ky vit do të jetë ndoshta më speciali në jetën e Xherdan Shaqirit.

Së bashku me shokët e Kombëtares së Zvicrës, futbollisti nga Kosova do ta vizitojë vendlindjen e tij, Kosovën, në pjesën e dytë të vitit.

“Helvetikët” do ta kenë një përballje të dyfishtë me Kosovën në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Dhe, futbollisti i lindur në Gjilan mezi e pret përballjen me vendin e prindërve të tij.

31 vjeçari pret që, ai me shokë, ta kenë një mikpritje të ngrohtë në Kosovë, ku prezentë në stadium do të jenë edhe familjarët e tij.

Shaqiri e ka dhënë një intervistë për gjigantin mediatik britanik “The Guardian”, të cilit ia ka shpalosur emocionet që i ndien para kësaj ndeshjeje speciale për të, por edhe për Granit Xhakën.

Unë luaj për Zvicrën, por jam lindur në Kosovë dhe i dua të dyja vendet.

Do ta jap 100 për qindëshin nga vetja për Zvicrën. Do të jetë një moment krenarie, natyrisht.

Do ta shijoj çdo moment duke luajtur atje sepse krejt familja ime do të vijë në stadium.

Do të jetë mjaft emocionuese për mua. Dhe, jam i sigurt se do ta kemi një mikpritje të ngrohtë”,tha Shaqiri.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Zyrtare, Mbappe konfirmon të ardhmen e tij

admin

Alkmaar përmbys gjithçka në Holandë

admin

UEFA merr në duar tre dosje

admin

Leave a Comment