BOTA

Mjekët në Britani dalin në protestë, anulohen vizitat dhe operacionet për 4 ditë

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Steve Barclay, ka paralajmëruar se siguria e pacientëve është në rrezik pasi sot nis greva katërditore e mjekëve specialistë, e cila pritet të shkaktojë shumë problem, duke çuar në anulimin e vizitave dhe operacioneve për 4 ditë.

Dhjetëra mijëra mjekë specialistë planifikojnë të bëjnë grevë për të kërkuar rritje pagash në përputhje me inflacionin. Shoqata Mjekësore Britanike (BMA), sindikata që përfaqëson mjekët, po bën thirrje për një rritje prej 35%, duke shpjeguar se anëtarët e saj kanë pësuar një ulje reale të pagave prej 26% gjatë 15 viteve të fundit.

“Jo vetëm që grevat do të vënë në rrezik sigurinë e pacientëve, por ato janë planifikuar të shkaktojnë sa më shumë përçarje gjatë festave të Pashkëve”, tha Barclay në një deklaratë.

Mjekët specialistë rreth 75,000 përbëjnë një pjesë të madhe të fuqisë punëtore mjekësore në Britani. Nga ana e tij, Barclay thekson se kërkesat e specialistëve janë të paarsyeshme dhe nënkuptojnë një rritje prej më shumë se 20 mijë paund (rreth 22 mijë euro) për disa.

Kjo grevë është mobilizimi i fundit që përfshin punonjësit e NHS, pas grevave të infermierëve, punonjësve të ambulancës dhe të tjerëve që kërkojnë rritje pagash në përputhje me inflacionin, i cili në Britani ka kaluar 10%.

Related posts

Gjendje e vështirë në Itali! Balta “pushton” rrugët, dëmet të konsiderueshme

admin

Pamjet tronditëse nga Florida, temperaturat e larta të ujit po zbardhin koralet

admin

Këputet kablloja e teleferikut në Pakistan, tetë fëmijë bllokohen 1200 metra në ajër

admin

Leave a Comment