KOSOVË

Shtyhet mbledhja e KQZ-së, Elezi: Me gjithë sfidat, po vazhdojmë përgatitjet për zgjedhjet në veri

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e paraparë të mbahet këtë të martë është shtyrë për një ditë më vonë, ka bërë të ditur zëdhënësi i këtij institucioni Valmir Elezi.

Në një deklarim për media, ai tha se anëtarët e KQZ-së kanë konsideruar se iu duhen më shumë informacione lidhur me pikat e rendit të ditës së kësaj mbledhje

“Mbledhja e paraparë që të mbahet sot është shtyrë për ditën e nesërme pasi anëtarët e KQZ-së konsideruan se do t’u duhen më shumë informacione lidhur me pikat e rendit të ditës që kanë qenë të planifikuara për ditën e sotme”, u shpreh Elezi.

Sa i përket zgjedhjeve që pritet të mbahen në katër komunat në veri të vendit, ai deklaroi se KQZ-ja po vazhdon përgatitjet në kuadër të planifikimeve.
“KQZ-ja në fillim të muajit mars ka miratuar planin operacional dhe të gjitha afatet e aktiviteteve zgjedhore. KQZ-ja po vazhdon përgatitjet në kuadër të këtyre planifikimeve. Kemi parasysh edhe sfidat që e shoqërojnë këtë proces zgjedhor, por si KQZ jemi të përkushtuar që t’i përmbushim detyrat tona kushtetuese dhe ligjore me qëllim të organizimit të këtij procesi zgjedhor”.

I pyetur se a ka kushte për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, Elezi tha se KQZ-ja është institucion që ka për detyrë të përgatis një proces zgjedhor në aspektin teknik.

“Aq sa i takon KQZ-së, ne jemi duke i kryer detyrat tona kushtetuese dhe ligjore për organizimin e këtyre zgjedhjeve”, përfundoi ai.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, janë shpallur për 23 prill, pasi kryetarët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e procesit të riregjistrimit të automjeteve nga targat serbe në targa të Kosovës.

Related posts

Sali Berisha voton në shkollën “Kosova” në Tiranë, shoqërohet nga bashkëshortja

admin

Macron po përgatitet për të ardhur në Tiranë, njofton Rama

admin

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, dënohet për fshehje të pasurisë

admin

Leave a Comment