Teologu Miron Çako, i ftuar në “Wake Up”, ka folur rreth magjisë duke na dhënë informacione të shumta, që ndoshta shumë prej nesh nuk i kemi ditur.
Ai shprehet se magjia arrin që ta shkatërrojë një person dhe në Shqipëri është mjaft i përhapur ky fenomen. Çako ka treguar se si në çdo vend të botës edhe shumë politikanë praktikojnë rite magjie për arsye të caktuara, si për shembull rritje në karrierë, pushtet, para apo dhe për të fituar zgjedhjet.
Miron Çako: Kur flasim për pushtetarët nuk flasim në mënyrë personale, ky është një trend i kahershëm. Të gjithë oborrat mbretërorë kishin dhe grupin e magjistarëve, fallxhorëve dhe kjo vazhdon edhe sot e kësaj dite. Pavarësisht se është veshur me një kostum modern, është niti ritual dhe e bëjnë rëndom këtë për karrierën e tyre politike, ekonomike, për pushtet, për posedim, për fitim zgjedhjesh. Unë nuk vë pikën mbi asnjë person, por kjo dihet.
Blendi Salaj: Tani këta që humbin zgjedhjet, me siguri nuk i ka funksionuar.
Miron Çako: Ju shikoni që edhe kur flasin me njëri-tjetrin, ata flasin për okultizëm. E keni parë bisedat që thonë “ju merreni me okultizëm”, pra ata kanë dijeni për njëri-tjetrin. Këtu kanë qenë magjistare ose persona që mendonin se ishin të Zotit dhe shkonin politikanë dhe kërkonin ndihmën e tyre për të fituar zgjedhjet. Këto dihen Shqipëria është vend i vogël, merren vesh. Njeriu pavarësisht pushtetit apo dijes që ka, do t’i bjerë gjërat shkurt, do t’i fitojë gjërat lehtë dhe magjia duket sikur ti fiton lehtë, por ka një kosto të jashtëzakonshme, pra t’i hyn në atë valle dhe nuk del dot. Djalli mund të të japë pushtetin, por pastaj do të të marrë shpirtin dhe do jesh gjithmonë i kontrolluar dhe arrin deri në atë rreth vicioz… Në fillim ti i bindesh djallit, kur magjistari ose ai që kërkon benefitin e magjistarit, i kalon ato kërkesat e tij dhe futet në këtë rreth vicioz, pastaj magjistari të detyron të bësh keq dhe nuk të lë rehat pa bërë atë që do ai, prandaj thonë ai nuk fle dot pa bërë keq dhe derisa të shkatërron. Shumë magjistarë vriten nga vetë demonët, nuk ka kompromise me ta.
Top Channel