AKTUALE

“Akt i shëmtuar”, Berisha denoncon ngjarjen me tritol në Vaun e Dejës, fajeson Ramën dhe Çuçin

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme për ngjarjen e rëndë ndodhur në Vaun e Dejës, ku mkina e kreut të PD për këtë zonë ka shpërthyer si pasojë e vendosjes së tritolit.

 

Brisha u shpreh se ky është një akt i shëmtur terrorist dhe kriminal, dhe se fajson për këtë akt kryeministrin Rama dhe Çuçin.

 

Sakaq, ai u shpreh se kjo është mënyra më e shëmtuar e çeljes së fushatës, ndërkohë që siguroi se ka kontaktuar me Berndard Ndrecajn dhe ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Berisha: Me qëllim eleminimin e tij fizik. Bernard Ndreca është një qytetar shembullor, e tillë është familja e tij. Terroristë shtetërorë, sipas regjistrimit të kamerave të shtëpisë, kanë vendosur në 1.15 tritolin në makinë e tij. Bernardi tek nisej për punë përballet me një eksploziv të tmerrshëm që i shkatërron pjesën e përparme të makinës. Fatmirësisht ai shpëtoi nga ky atentat i mirëfilltë politik. Më këtë akt terrorist Edi Rama inaguron çeljen e fushatës së tij elektorale. Kjo përbën një krim të shëmtuar, një akt të pashembullt ku një drejtues i degës së një partie sulmohet.

 

Vau i Dejës e mbarë Shqipëria janë sot në një situatë të mjerueshme, por më të shëndoshë se kurrë, me këto zgjedhje. Kam folur në telefon me Bernadardin dhe Zef Hilën rreth incidentit. Specialistët e kontrollit të tritolit janë të gjithë në kontrollin shtetëror, por edhe me këtë akt dështuan. Me këtë akt të narko-shtetit bëj direkt fajtor Edi Ramën dhe Çuçin. Ata janë organizatorët e këtij akti. Unë u bëj thirje demokratëve të vazhdojnë këtë betejë se ky akt i sotëm është dëshmi e një oragizate kriminale të drejtuar nga Edi Rama që ka humbur çdo shpresë, duke përdorur këtë akt të shëmtuar. Koha e monizmit merr fund në 14 maj. Edi Ramës i ngelet një mal në fushate të  tij që e çeli me shpërthimin e këtij eksplozivi në mëngjes.

Related posts

Ndarja e çmimeve gazetareske “Nikolla Mlladenov 2023”

Gjyla Halili

KËSHILLA PËR URËN E BELASICËS JEPAN ME PIZHAME, Danela u ankua për qëndrimin e dekanit të Fakultetit të Ndërtimtarisë

Gjyla Halili

Avokati i Ridvan Muharremit: Rozeta Hajdari e angazhoi për blerjen e rezervave shtetërore

admin

Leave a Comment