SHQIPËRI

Programi për Tiranën/ Kandidati i opozitës, Këlliçi takon banorë të njësisë nr. 5

Banner

Nga njësia numër pesë në kryeqytet ku prezantoi programin elektoral, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi deklaroi se nuk do të lejojë shembjen e pallateve 50-vjeçare.

Ai tha se do të formojë një komision auditi me qëllim verifikimin edhe njëherë të të gjitha godinave nëse janë të sigurta apo jo. Ndërsa akuzoi kryebashkiakun Erjon Veliaj për akt-ekspertiza të porositura.

“Pallatet 50-vjeçare nuk do të shemben! Ne bashkë, të gjithë sa jemi, do u shembim sistemin që kanë ngritur, që prishin pallatet tuaja për të ngritur pallatet e tyre. Të prishim pallatet “Agimi” për të ndërtuar pallatet “Erioni”?!  Në dorë e keni. Hiqni atë nga bashkia ose ju heqë ai nga shtëpia! Ndryshimi është në duart e tua!”, tha Këlliçi.

Këlliçi premtoi gjithashtu se nëse fiton në fokus të punës së tij do të jetë ulja e kostos së jetesës në Tiranë. Ai përmendi premtimin e tij për transport urban falas.

“Premtimi im solemn në këtë fushatë është që do të ul koston e jetesës në Tiranë. Qiratë e larta, çmimi i apartamenteve është tejet i lartë”, tha ai.

Këlliçi premtoi një shkollë të re për njësinë 5 në Tiranë por dhe uljen e taksave dhe tarifave vendore


Top Channel

Banner

Related posts

Atentati ndaj kreut të Partisë Demokratike, dalin pamjet, momenti kur dy autorët e maskuar vendosin tritolin në mjet

admin

“Lutëm për Fatos Nanon” – Rama e nderon me medaljen për mirënjohje publike

admin

Aksidentale apo e qëllimshme, nisin hetime të thella për veturën pa frena të Abazoviqit

admin

Leave a Comment