AKTUALE

“Transporti për studentët, falas”, Meta thirrje shqiptarëve: Mos bini pre e përpjekjeve të Rilindjes! Duan të krijojnë pasiguri që të mos votoni më 14 maj

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta , në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, ka deklaruar se transporti publik do të jetë falas për studentët në Tiranë dhe qytete të tjera. “Të dashur student dhe student, ju nuk do të rrini më në radhë pa fund për abone. Radhë të tilla janë parë para viteve 90. Ju do ta keni transportin publik falas patjetër në Tiranë por dhe në disa qytete të tjera”, tha ai.

Meta foli edhe në lidhje me sigurinë e votës në zgjedhjet lokale të 14 majit, ku tha se nuk duhet që qytetarët të bien pre e përpjekjeve të Rilindjes për të krijuar pasiguri në mënyrë që qytetarët të mos marrin pjesë në votime.

“Vota juaj do të jetë e mbrojtur, mos bini pre e përpjekjes së Rilindjes për të krijuar pasiguri mbi votën që mos të merrni pjesë në zgjedhje.

Të gjithë duhet të votoni për të ndëshkuar këtë sekt i cili ka prioritet vetëm babëzinë e tij që nuk njeh limite, e jo interesin e të rinjve, familjeve, të moshuarve, për të ruajtur e zgjeruar hapësirat publike, dhe çdo vendim e merr kundër interesit publik”, tha Meta.

Banner

Related posts

Fatmir Dehari: Blendian Qazimi – krenaria e Kërçovës në sportin e bilardos!

Gjyla Halili

BDI: Ligjet mundësojnë ndërtim të shpejtë dhe të lirë, VMRO dëmton qytetarët mbi 150 milionë euro dhe mbi dy vjet ndërtim shtesë

admin

VLEN: BDI do të përballet me të kaluarën e tyre të errët

Gjyla Halili

Leave a Comment