AKTUALE

Nis përkujtimi i eksodit të Bllacës

Me aktivitete ka nisur sot kujtimi i “Eksodit të Bllacës”.

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, do të vendosin lule në Memorialin përkujtimor “Bllaca 99”.

23 vjet më parë, qindra e mijëra civilë shqiptarë të pambrojtur u dëbuan nga shtëpitë e tyre nga policia dhe ushtria serbe.

Më 10 prill nga Hani i Elezit ata u dërguan me tren për në fshatin Bllacë, që gjendet në kufirin në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Bllaca, mbetet një nga kujtimet më të errëta të popullit të Kosovës.

Një numër i madh i tyre migruan nga aty për në vendet evropiane dhe më larg, duke kërkuar shpëtimin nga terrori i aparatit shtetëror serb.

Ndërkaq disa nga ta pas përfundimit të luftës u rikthyen në Kosovë.

Në nderim të të shpërngulurve nga shtëpitë e tyre në Bllacë, është ndërtuar edhe memoriali “Bllaca 99”.

Banner

Related posts

Mickoski dhe Kurti të shtunën pritet të jenë prezent në hapjen e “One Stop Shop”, në pikën kufitare “Bllacë”

Gjyla Halili

LSDM dorëzoi propozim ndryshime për gjashtë ligje, kundër rritjes së pagave të funksionarëve

Gjyla Halili

Mot me vranësira të ndryshueshme me erë të fortë, pasdite me shi

Gjyla Halili

Leave a Comment