SHOWBIZ

Toka e rrumbullakët? Debat mes të ftuarëve në “Më lër të flas”

Banner

Në emisionin “Më lër të flas” ka patur dhe debate mes të ftuarve, ku gjithsecili shprehte mendimet apo besimet e tyre në tema të caktuara.

Të ftuar kanë qenë Alfred Cako, pastori Akil Pano, gazetarja e njohur Juli Ristani dhe astrologia Liza Gjika. Një diskutim është bërë edhe mes gazetares Juli Ristani dhe Alfred Cakos i cili duke e quajtur veten “xhaxhkë”, i kërkon ta lërë të flasë dhe të mbarojë mendimin e tij.

Alfred Cako: Pse u vra Giordano Bruno, për tokën e rrumbullakët?

Juli Ristani: Po, toka është e rrumbullakët.

Alfred Cako: Ku e ka thënë Girdano Bruno këtë? Ma thoni një vend sepse unë kam botuar 800 faqe monografi.

Juli Ristani: Po tani dhe ne nuk e kemi parë Skënderbeun, megjithatë janë faktet, artefaktet, janë gojdhënat që vijnë deri në vitin 2023.

Alfred Cako: Juli do dëgjosh xhaxhkën ti apo jo, apo do llafosësh kot?

Juli Ristani: Do e dëgjoj xhaxhkën, patjetër.

Alfred Cako: Dëgjoje xhaxhkën këtu. Kam botuar 800 faqe monografi të Giordano Brunos, në asnjë vend nuk ka se toka është e rrumbullakët. Vetëm për magji është dënuar nga Vatikani sepse ishte me Laktantusin dhe me Egjiptin e vjetër dhe që të futesh tek magjia.

Akil Pano: Fredi bëri një parantezë shumë të bukur. Ekzistojnë në botë këta demonë ose fryma familjare që njohin veprimtarinë apo historikun e familjeve të caktuara, sepse këto shpirtra të cilat enden nëpër botë, janë këtu përpara se ne të vinim në këtë botë dhe njohin historinë e gjyshit, stërgjyshit, hallës, dajës, tezes, dhe në momente të caktuara kur ti shkon një një fallxhor, ka raste që këto fryma familjare, apo demonë, hyjnë në veprim dhe tregojnë disa të vërteta që i njohin sepse kanë qenë në këtë botë përpara nesh.


Top Channel

Banner

Related posts

Kura me avull kundër stresit dhe dhimbjes së kokës

admin

Vdes në moshën 61 vjecare aktori ‘negativ’ më i preferuar i filmave të aksionit, Tom Sizemore (fotot)

admin

Qëndrimi para ekranit/ Sa ndikon në shëndetin e fëmijëve

admin

Leave a Comment