AKTUALE

Grubi uron komunitetin rom me rastin e ditës së tyre ndërkombëtare

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka uruar komunitetin rom me rastin e ditës së tyre ndërkombëtare.

”Të gjithë bashkëqytetarëve të komunitetit rom ju shpreh sot urime të sinqerta me rastin e shënimit të ditës së tyre ndërkombëtare.Bashkëjetesa mes veçorive kulturore të popujve tanë dhe respekti i ndërsjelltë janë vlerat më të mëdha shoqërore që i posedojmë, kurse ruajtjen dhe avancimin e tyre e kemi obligim të padiskutueshëm njerëzor.Sfida të shumta kemi para vetes, por së bashku mund të realizojmë vizionin e përbashkët për ardhmëri të përparuar” – ka shkruar Grubi në urimin e tij.

Banner

Related posts

MPB garanton siguri të plotë gjatë “Zgjedhjeve Vendore 2025”

Gjyla Halili

Shoqata Alpiniste ” NIVISHTA” Reka e Epërme, më 15.09.2024 organizon ecjen e radhës në Kabash

Gjyla Halili

Rritja e pensioneve në Maqedoninë e Veriut: “Mund të blejmë 15 bukë më shumë”

Gjyla Halili

Leave a Comment