SHQIPËRI

Rriten pagat e administrates/ Rama: Brenda vitit paga mesatare shkon në 900 euro

Gjatë javëve të fundit krye-temë e kryeministrit Edi Rama ka qenë rritja e pagave për të gjithë të punësuarit në administratën publike.

Përmes një mbledhje jashtë radhe, qeveria miratoi vendimin për këto rritje pagash të paralajmëruara nga kryeministri për të cilat tha se do të ketë një efekt në buxhet të konsiderueshëm por plotësisht të përballueshëm.

Është një nga ditët më të shënuara të qeverisjes sime. Sapo kemi dakordësuar projektligjin për reformën e re të pagave dhe kemi sanksionuar e zeza mbi të bardhë, se në harkun e një viti paga mesatare e Republikës së Shqipërisë do të shkojë nga 563 euro që është sot në 900 euro”– tha Rama.

Kryeministri Edi Rama rritjen e pagave e ilustroi me disa shembuj.

Nuk ka kënaqësi më të madhe për mua sesa t’ju them specialistëve më të ulët që punojnë në administratën qendrore se paga e tyre do të shkojë nga 49 mijë lekë në 81 mijë lek apo tu themi mësuesve në arsimin e mesëm që paga e tyre do shkojë mbi 1 milionë lek, pra mbi 100 mijë lek. Apo në arsimin bazë do të shkojë nga 74 mijë deri në 95 mijë”– tha kreu i qeverisë.

Paga me rritjet edhe për pedagogët e universiteteve dhe  infermierët.

Me 20% duke iu dhënë diskrecion që ata të mund të shkojnë deri në 30 % sepse ata janë autonom në administrimin e buxheteve. Kënaqësi e posaçme që t’ju them sot infermiereve që do të kapin një bazë prej 87 mijë lekësh dhe ndërkohë kjo bazë shkon dhe përtej 90 mijë lekësh sipas pozicioneve në punë”– shtoi Rama.

Sikurse rritje page edhe për disa kategori të tjera.

“Për Forcat e Armatosura. Do të vazhdojmë t’i rrisim po në mënyrë të ndjeshme, kemi rritur pagat për gjithë sistemin e sigurisë. Do të vazhdojmë t’i rrisim. Kemi rritur pagat për zjarrfikësve dhe siç e pata premtuar duke qenë se zjarrfikësit janë gjithmonë e më të rëndësishëm për shoqërinë në kushtet kur zjarret janë gjithmonë e më të pranishëm, për shkak të ndryshimeve klimatike dhe jo vetëm, pagën e zjarrfikësve do ta çojmë deri në 80 mijë lekë”.

Delina Ibrahimaj ministre e ekonomisë dhe financave, shpjegoj se kur nis aplikimi këtij vendimi të qeverisë.

Rritja e pagave do të nisë në muajin prill për të gjithë kategoritë e arsimit, shëndetësisë, policia  e shtetit, burgjeve, garda dhe zjarrfikësit.  Ndërkohë administratës publike qendrore dhe vendore, rritja do fillojë me miratimin e ligjit në parlament.  Urojmë që miratohet brenda muajit prill, që ti hapë rrugë rritjes së pagave pas muajit maj”– tha Ibrahimaj.

 


Top Channel

Related posts

Gazeta New York Times zbulon detaje të reja: McGonigal nuk e fshehu marrëdhënien me Ramën, komunikoi me adresën zyrtare të FBI-së

admin

“T’ju vijë turp!”, deputetët e përjashtuar tentojnë të hyjnë në Parlament, ndalohen nga Garda

admin

Sulmi me armë zjarri ndaj Top Channel, Tedi Blushi: Ngjarje e rëndë dhe e dënueshme

admin

Leave a Comment