SHQIPËRI

“S’ka dashuri e armiqësi të përjetshme”/ Berisha bën paqe me misionin e OSBE/ODIHR: Raporti i Glover, më profesionali ndonjëherë!

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka bërë paqe me misionin e OSBE/ODIHR, pas “armiqësisë” së vjetër që nga zgjedhjet e 26 majit të vitit 1996, ku u dhunuan komisionerët.

Nuk ka as dashuri as armiqësi të përjetshme”- tha Berisha për atë që ka ndodhur 27 vite më parë, madje sipas tij, shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audrey Glover në zgjedhjet e fundit ka bërë një raport profesional.

Sipas tij, nëse raporti i Glover do të vlerësohej dhe të merrej më seriozisht nga komuniteti ndërkombëtar, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje.

“Nuk ka as dashuri as armiqësi të përjetshme. Ato që kam pasur për zgjedhjet e 96 kalojnë tani, i afrohen 30 viteve, 28 viteve. Ajo çfarë mund të them unë se Glover në zgjedhjet e fundit ka bërë një raport shumë professional dhe unë e kam vlerësuar raportin e saj, Raporti i saj, nqs. raporti i zonjës Glover do të merrej me seriozitetin me të madh nga qeveria dhe komiteti ndërkombëtar, Shqipëria nuk do ishte kurrë në këtë gjendje. Raporti i saj u injorua nga opozita, e cila do ta kishte atë raport bazë kryesore për të gjithë transformimin e kuadrit ligjor. Ai raport shpërfill në mënyrë të tmerrshme nga qeveria, eksponentë të caktuar të komunitetit ndërkombëtar. Ju ftoj ta lexoni raportin, është më profesionali që mund të jetë shkruar ndonjëherë për procesin që është aq kombëtar, aq edhe ndërkombëtar”– tha Berisha.

26 maji i vitit 1996 ishte fillimi i shkatërrimit të institucionit të zgjedhjeve në Shqipëri nga pushteti. Komisionerët u rrahën, kutitë e votimit u mbushën me dhunë dhe opozitarët që protestuan dy ditë më pas u dhunuan nga policia.


Top Channel

Related posts

Aksion anti-drogë: Asgjësohen mbi 1 mijë fidane të narkotikëve

admin

“Ka video të tjera”, gazetarja tregon detaje për vajzën që shfaqet në skandalin e Gjicit

admin

Korrupsioni i Arben Ahmetajt/ Sonte investigimi i Inside Story!

admin

Leave a Comment