AKTUALE

A janë ngrirë llogaritë e Albcontroll në interes të Becchetit? Rama i shmanget disa herë përgjigjes: Po mendojmë të dalim nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit

Kryeministri Edi Rama i është shmangur disa herë pyetjes nëse llogaritë e Albcontroll në Bruksel janë bllokuar në favor të biznesmenit italian Francesco Beçheti, pasi gjykata e Arbitrazhit e ka dënuar shtetin shqiptar me 108 milionë euro, pas mbylljes politike të televizionit Agon Channel.

Rama tha se ky detaj i përket konfidencialitetit të procesit, ndërsa këmbënguli se shteti shqiptar derimë tani nuk ka paguar asnjë qindarkë në favor të biznesmenit italian.

Duke mos marrë përgjegjësi për sulmet politike të konstatuara edhe nga gjykata për biznesmenin italian, Rama tha se qeveria po mendon daljen nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit.

Kryeministri shqiptar e quajti të palogjikshëm vendimin e dhënë nga arbitrazhi për Beçhetin.

 

Edi Rama:

 

Së pari njëherë meqë më dole në një temë kaq të dashur për ata që gëzojnë që sa herë ka lajme të kësaj natyre, në vend që të irritohen që një kriminel arrin të çajë rrugët në një gjykatë me të cilën ne do të hapim probleme të mëdha, duke nisur nga java e ardhshme. Po mendojmë daljen fare nga juridiksioni i kësaj gjykate, pas vendimeve skandaloze.

 

Po këta njerëz kanë thënë që Shqipëria i ka paguar ato para, ja që ato 100 milionë nuk kanë ikur, nuk janë fare në xhepin e atij mashtruesi. Sa i përket luftës me të, ne e bëjmë dhe do ta bëjmë me të, edhe pa këtë kategori njerëzish. Unë përgjigjet i jap si dua unë. Kalo mikrofonin te tjetri, ky është një aspekt i procesit që është i lidhur me konfidencialitetin, por detyra ime është që të ruaj konfidencialitetin.

Related posts

VMRO ia merr MEPSO-në VLEN-it! Bozhinovska: MEPSO me ligjin e ri kalon në kompetencat e Ministrisë së Energjisë dhe Minierave

Gjyla Halili

Nëse vëreni këto simptoma, pini më pak ujë

admin

Dje, me datë 26 maj në Shkup u promovua themelimi i Institutit për Demokraci dhe Analiza Ekonomike – IDEA

admin

Leave a Comment