AKTUALE

Maqedonia shënon 30 vjetorin e anëtarësisë në Kombet e Bashkuara

Banner

“Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdon të zhvillojë marrëdhënie me shtetet anëtare të OKB-së dhe angazhohet për forcimin e multilateralizmit efektiv, me qëllim të sigurimit të paqes, stabilitetit, zhvillimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut u hap ekspozita me rastin e 30 vjetorit të anëtarësimit të vendit në Kombet e Bashkuara (OKB), informon PRESSonline.mk.

Siç informojnë nga MPJ-ja, ngjarja është organizuar në bashkëpunim me Arkivin Shtetëror të Maqedonisë së Veriut, si dhe në bashkëpunim me koordinatorin kombëtar të OKB-së në Shkup.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Fatmire Isaki, në fjalën e saj theksoi rëndësinë e anëtarësimit të vendit në familjen e Kombeve të Bashkuara dhe po ashtu tha se Maqedonia e Veriut dëshmoi se me diplomaci dhe dialog, me mirëkuptim, tolerancë dhe me kompromis, mund të zgjidhen edhe çështjet më të vështira dhe të fitohen miq dhe aleatë të rinj.

“Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdon t’i zhvillojë marrëdhëniet me shtetet anëtare të OKB-së dhe angazhohet për forcimin e multilateralizmit efektiv, me qëllim të sigurimit të paqes, stabilitetit, zhvillimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, prosperitetit ekonomik dhe social në nivel rajonal dhe global. – theksoi Zëvendësministrja Isaki.

Të ftuarve iu drejtua edhe Rosana Dudzak, koordinatore e përhershme e OKB-së në Shkup, e cila nënvizoi se në një botë që vazhdimisht krijon sfida në çdo front, multilateralizmi është nën provë të vazhdueshme, duke shtuar se Maqedonia e Veriut asnjëherë nuk e ka kontestuar rëndësinë e punës së përbashkët.

“Prandaj sot dua të vlerësoj edhe pjesëmarrjen aktive të vendit në të gjitha organizmat ndërkombëtare, në të gjitha komisionet, në të gjitha diskutimet dhe në të gjitha proceset e Kombeve të Bashkuara. Maqedonia e Veriut vazhdimisht demonstron përkushtim ndaj Agjendës 2030, pavarësisht nga të gjitha sfidat me të cilat përballet. Vendi finalizoi rishikimin e tij të parë kombëtar vullnetar në vitin 2020 për të monitoruar progresin drejt Agjendës 2030, në një kontekst shumë të vështirë, që në fillim të pandemisë Covid-19”, shtoi Dudzak.

Drejtori i Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Emil Kërsteski, tha se përvjetori ishte një nxitje për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Arkivin Shtetëror që bashkërisht të organizojnë projekt-ekspozitën, e cila u prezantua para të pranishmëve.

Në këtë aktivitet morën pjesë trupi diplomatik në Maqedoninë e Veriut, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore.

Ekspozita vazhdon të jetë e hapur edhe për dy javët e ardhshme në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për Pavarësi. / PRESSonline.mk

Banner

Related posts

Bexheti ndan 23 vendime pune në shkollat fillore të Sarajit

Gjyla Halili

Shteti duhet të marrë përsipër pagesën e pushimit të lehonisë

admin

BDI: Para gjykatës kushtetuese 11 Dhjetorë së bashku me qytetarët do të jenë edhe lideri Ahmeti dhe përfaqësuesit e frontit

Gjyla Halili

Leave a Comment