AKTUALE

Makinë luksoze me xhama të errët..! nga prof Nazif Selimi

A u çmend sharraxhiu ?
Mot me shi. Herë rigon qetë e herë me erë të stuhishme. Diellin e kanë zënë ca re të zeza, qe sa kohë, e s‘i bëjnë udhë.
Kohë parazgjedhore.
Një i moshuar sharron ca krënde nën mbulesën e kasolles. -Thonë se dimër i vështirë na pret, se mos patëm verë ne, mendonte sharraxhiu duke shtrënguar rripin e pantollonave, dhëmbët dhe pastaj sharrën.

Te porta e improvizuar nga shkopinj e thupra, ndalet një makinë luksoze me xhama të errët.
-Hë, edhe kjo më duhej, tha me vete sharraxhiu, të cilin makinat me xhama të errët e kishin ndjekur që nga rinia e tij dhe ai e dinte se pas tyre është ferri vetë.
Nga makina zbriti një ,, zotëri,, me veshje mijëra eurosh.

-Xhaxha, tha ,, zotëriu,, mijëraeurosh ( që do ta quajmë ZM ), nuk e njoh vendin tuaj, ndaj na shoqëro nëpër vendbanim, po të mundesh, që ne mos të humbim kohë kot e të ecim kuturu.
-Ç‘e mirë ju solli këndej, pyeti sharraxhiu.
-Dhurojmë lodra fëmijësh e ti do të na shoqërosh.
-Por unë nuk di ku ka fëmijë, tha sharraxhiu.
-Punë e lehtë, tha ZM, do të ndalemi në oborret ku ka lojëra fëmijësh. Gjeniale, apo jo ?

Sharraxhiu rrudhi krahët.
Dhe ecën shtëpi më shtëpi e lagje më lagje.
Aty ku kishte lodra në oborr , portat ishin tri metra të larta, por frymë njeriu jo. Rrallë diku tymonte ndonjë oxhak, por as qen as mace nëpër oborr.
-Ku i kemi njerëzit xhajo?
– Shkuan prapa diellit për kafshatën e gojës.
-Po këta shtëpi ?
-Êshtë djersa e ëndrrave të tyre, tha sharraxhiu.

Kur e kthyen plakun në shtëpi, shiu binte si me shtëmba. Zbriti edhe ZM. Të qarët e një fëmije përzihej me zhurmën e shiut.
-Xhaxha, këtu qan një fëmijë, t‘i lemë ca lodra ?
-Jo zotëri, fëmija qan për ushqim, se prindërit e tij të pa punë kanë vështirësi e lodrat s‘e ngushëllojnë fëmijën.
Zotëriu ZM me makinën me xhama të zi iku rrugës nëpër shi, e sharraxhiu me sytë kah qielli, rrëke fytyrës së tij, nga shiu a lotët e tij, ende shpreson se do të rilindë dielli edhe për këtë vend, për nipërit dhe mbesat e tij.

Shkruar nga profesor Nazif Selimi transmeton kercova.net

Related posts

Siljanovska Davkova: Presidenti duhet të sillet në mënyrë jopartiake

Gjyla Halili

Mickoski i përgjigjet Spiropalit: Unë e respektoj gjuhën shqipe!

Gjyla Halili

Spasovski dhe Kovaçevski do të marrin apanazh prej 2.500 eurove në muaj gjatë gjithë vitit

Gjyla Halili

Leave a Comment