SHOWBIZ

Ftesë në 5/ Babai i Kiarës i prekur: Opinionistët zgërdhihen me Kiarën

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, babai i Kiara Titos është shfaqur tejet i prekur pas komenteve në rrjet.

Në lidhje skype nga Italia, Arbri tha se çfarëdo që të bëjë Kiara do e sulmojnë. Ai po ashtu kundërshtoi opinionistët duke thënë se ata “zgërdhihen” dhe nuk e kanë nxjerrë asnjëherë pozitive Kiarën gjatë mbrëmjeve në spektakël.

Babai i Kiarës shtoi se për një komentues që kishte shfaqur gjuhë urrejtjeje për të do vijë me avokat nga Italia.

I pyetur nga Bieta, ai tregoi se gjatë komunikimit me Kiarën pasi ajo doli nga shtëpia i sugjeroi ta shijonte.

“Kiara është shumë e rezervuar dhe për tre ditë rresht vetëm ka qarë. I thashë që s’ ka bërë asnjë gabim”, tha ndër të tjera ai.

Sa i përket pajtimit me Efin, ai u shpreh i lumtur.


Top Channel

Related posts

Cara Delevinge dokumentar për Shën Valentin, mund ta merrni me mend për çfarë bëhet fjalë

admin

Kolumbiani i fejuar me kukullën ‘bëhet’ sërish baba

admin

Qindra njerëz mbajnë radhë për të zënë shtëpinë me qera të leverdishme në lindje të Londrës (fotot)

admin

Leave a Comment