SHQIPËRI

Glover, kryevëzhguese e zgjedhjeve/ Takimi i parë me kreun e KQZ, nesër paraqet “raportin” e parë

Beteja e pranverës riktheu për herë të pestë në Tiranë  britaniken Audry Glover si kryesuese e misionit të vëzhguesve të ODIHR.

Ndalesën e parë delegacioni monitorues e pati në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku u njohën me situatën parazgjedhore fillimisht nga Komisoneri Ilirjan Celibashi e më pas nga anëtarët e dy organeve te tjera.

 Celibashi: Mikpritëm sot në  Shefen e Misionit të  , Ambasadoren Audrey Glover dhe ekipin e saj, të cilët i njohëm me përgatitjet e zgjedhjeve vendore te 14 majit, si edhe sfidat e deritanishme. Theksova se garantojmë transparencën e plotë të KQZ dhe zbatimin strikt të ligjshmërisë. Ambasadorja Glover vlerësoi informacionin paraprak, prezantoi planet për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe nënvizoi rëndësinë e këtij procesi zgjedhor për Shqipërinë.

 Emri i Audry Glover nuk është i panjohur për klasën politike shqiptare, aq më pak për një aktor, Sali Berishën. Njohja e shefes së misionit të OHDIR me liderin historik të së djathtës daton në zgjedhjet problematike të vitit 1996, kohë kur Berisha e përfshiu ambasadoren britanike  në listën e njerëzve të “padëshirueshëm”, për shkak  raportit te hidhur të saj për zgjedhjet.

Por, hija e Glover do përndiqte Berishën edhe në procesin zgjedhor të 2009 dhe të 2015. Hera e fundit kur ambasadorja britanike shkeli në Shqipëri ishte gjatë monitorimit të zgjedhjeve lokale të 2019, të cilat u bojkotuan nga opozita. Këtë herë nuk ka bojkot, por përçarje të thellë në kampin blu.

Sali Berisha merr pjesë në garën vendore përmes kandidatëve që i ka strehuar tek aleatët e tij, por fati e do që ai të përballet sërish me britaniken Glover që dikur e shpalli “armike”.  


Top Channel

Related posts

14 Maji/ S’ka vendimmarrje finale për kandidaturat, Alibeaj mbledh nesër Kolegjin e Kryetarëve

admin

E rëndë: Për një gotë vaji, burri në Korçë e gjuan gruan nga shkallët

admin

‘Mbi 200 gëzhoja në vendin e krimit’ – Pamje nga masakra në Athinë ku mbetën të vrarë gjashtë shqiptarë

admin

Leave a Comment