AKTUALE

Pendarovski pranoi letrat kredenciale të ambasadores së re gjermane, Petra Drexler

Banner

Presidenti Stevo Pendarovski sot pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Petra Drexler, informon bild.mk.

Duke i uruar mirëseardhjen ambasadores Drexler, presidenti Pendarovski vlerësoi se të dyja vendet i lidh një miqësi tradicionale dhe e sinqertë, e cila bazohet në bashkëpunim të larmishëm, respekt të ndërsjellë dhe qasje të hapur, ndërsa përcaktimi i këtillë, siç tha presidenti, paraqet një tjetër urë në ndërtimin e marrëdhënieve më të fuqishme miqësore mes të dyja vendeve.

“Si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta, vendi ynë sot sheh në Republikën Federale të Gjermanisë një mik të madh dhe aleat të sinqertë në procesin e realizimit të prioriteteve tona strategjike. Një nga ato prioritete strategjike, anëtarësimi i plotë në NATO, tashmë është arritur dhe dy vendet tona janë vende aleate dhe kontribuojnë në realizimin e misionit kyç të NATO-s për garantimin e sigurisë së zonës euroatlantike në dritën e rrethanave të vështira gjeopolitike”. “, tha presidenti Pendarovski, duke vlerësuar se për ne është veçanërisht e rëndësishme që Republika Federale e Gjermanisë demonstron gatishmëri të qartë për të mbështetur Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

“Kam pasur kënaqësinë të mirëpres presidentin federal Frank Walter-Steinmeier në Shkup dhe ta prezantoj personalisht në vendin tim dhe ta siguroj se po investojmë të gjitha kapacitetet që kemi në dispozicion për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në të njëjtën kohë presim të njëjtin përkushtim nga Unioni për integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe shteteve të rajonit, që është kusht kyç për përmbushjen e plotë të idesë së projektit evropian”, tha presidenti Pendarovski.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, ambasadorja Drexler vlerësoi se marrëdhënia jonë dypalëshe është e shkëlqyer dhe shtrihet përtej bashkëpunimit në nivel qeverish dhe përfshin angazhimin e fondacioneve politike dhe organizatave të ndërmjetësuesve kulturorë apo të Dhomës së madhe dypalëshe të Tregtisë që është shprehje e pranisë së gjerë të ekonomisë gjermane në Maqedoninë e Veriut dhe pasqyron pozicionin e Gjermanisë si partneri më i rëndësishëm tregtar.

“Vizitat e Presidentit Federal, Kancelarit Federal dhe Ministrit të Punëve të Jashtme në muajt e fundit janë shenja të qarta se ne jemi në anën e vendit tuaj. Qeveria federale e Gjermanisë do të vazhdojë të shoqërojë procesin e anëtarësimit në BE si një partner i besueshëm. Dua t’ju siguroj se gjatë mandatit tim do të investoj të gjithë energjinë time për këtë detyrë. Jemi të vetëdijshëm për kompromiset që u kërkuan kësaj radhe dhe që janë të dhimbshme për shumë njerëz në Maqedoninë e Veriut dhe që janë ende të nevojshme për ndryshimin e nevojshëm kushtetues. Për konsistencën, me të cilën vendi juaj ecën në rrugën e pranimit në BE, ju shprehim ju zoti President, mirënjohjen dhe respektin tonë të thellë”, tha ambasadorja Drexler.

Presidenti Pendarovski i uroi ambasadores Drexler kryerje të suksesshme të detyrës. / bild.mk

Banner

Related posts

VLEN: Përkushtohemi që çdo familje gjatë festave të kenë sofrat plotë

Gjyla Halili

Horoskopi për ditën e sotme, 31 korrik 2023

admin

Transparency International/ “Emërimi i anëtarëve të akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve ngjarja më e trubulltë”

Gjyla Halili

Leave a Comment