Deputetët e Klubit për Çështje Rinore dhe Politika Rinore Monika Zajkova, Darko Kaevski dhe Marija Petrushevska, sot qëndruan për vizitë në Komunën e Çairit dhe fokusi u vendos mbi zbatimin e politikave rinore në nivel lokal dhe proceseve të dixhitalizimit të komunës.
Bashkë me kryetarin e Këshillit të Komunës së Çairit – Jetmir Asani, zyrtarin për të rinj të komunës dhe deputetët diskutua për sfidat e themelimit të këshillit rinor lokal, zgjidhjet e mundshme për këtë sfidë dhe sfidat e përditshme të të rinjve, si dhe për mundësitë e hapjes së hapësirave rinore në Çair. Krahas politikave rinore, temë e vizitës në terren ishte edhe dixhitalizimi i proceseve në kuadër të Komunës së Çairit, që do të lehtësonte qasjen e qytetarëve dhe veçanërisht të rinjve në shërbimet e komunës.
Qëllimi i këtyre vizitave në terren është njohja e drejtpërdrejtë e deputetëve me gjendjet lokale me zbatimin e politikave rinore, për krijimin e duhur të zgjidhjeve dhe përshpejtimin e proceseve që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së të rinjve.
Kjo vizitë ishte pjesë e ngjarjeve tematike të Klubit për Çështje Rinore dhe Politika Rinore në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të organizuar nga Fondacioni për Demokraci të Westminster në nivel lokal dhe kjo vizitë u organizua në bashkëpunim me IDUEP.
Vizita është pjesë e projektit “Praktiko Demokracinë” financuar nga Ambasada Britanike dhe zbatuar nga Fondacioni për Demoraci Westminster.