Teologu i njohur Ferid Selimi ka vizituar sot Institucionin Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve popullore shqiptare në Maqedoninë e Veriut, me ç’rast ka zhvilluar takim me udhëheqësin e këtij institucioni, Shkodran Tolaj.
Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të Ansamblit, ku shkruajnë së hoxha Selimi ka takuar poshtu të gjithë trupën artistike të institucionit.
Selimi ka përgëzuar Ansamblin për organizimet kulturore teksa si dhuratë nga drejtori Tolaj ka marrë dhe plisin, që njihen si simbol i ansamblit.
Njoftimi i plotë:
Hoxhë Ferid Selimi vizitoi drejtorin e ansamblit Shkodran Tolaj dhe gjithë artistët
Muaji i Ramazanit veç paqes, mëshirës, tolerancës dhe dashurisë me njëri tjetrin na mundëson edhe vizita e takime speciale si ky i sotmi! Hoxhë Ferid Selimi na nderoi me vizitën që i bëri institucionit tonë duke uruar drejtorin Shkodran Tolaj për sukseset e njëpasnjëshme!
“Sukseset, puna dhe ndikimi pozitiv në publik dhe më jetën tonë që ansambli shqiptar ka treguar kohët e fundit është devotshmëri dhe për këtë me kënaqësi jam sot këtu për të përgëzuar drejtorin Tolaj në këtë muaj të shenjtë” tha hoxhë Selimi!
Drejtori Tolaj e njoftoi me projektet, realizimet e monografive, arkivën e krijuar të ansamblit dhe i dhuroi në shenjë respekti plisin identifikues të ansamblit!
Ai më pas ka vizituar dhe artistët: këngëtarë, vallëtarë, instrumentistë të ansamblit duke i përgëzuar për punën dhe sukseset dhe duke iu dëshiruar një muaj të mbarë të agjërimit, shumë shëndet dhe suksese në të ardhmen duke uruar që përkushtimi i tyre ndaj profesionit e institucionit të jetë maksimal!
Drejtori Tolaj e falemnderoi për vizitën e rrallë që i bëri institucionit në këtë muaj të shenjtë duke shprehur konsideratat më të larta dhe falemnderimet në emër të gjithë të punësuarve!