“Rritja më e madhe historike e pagave”- kështu e cilësoi Rama rritjen e pagave për mjekët specialistë, të përgjithshëm dhe infermierët.
Në takimin e zhvilluar me mjekë dhe infermierët e QSUT, Rama tha se kjo rritje pagash pasqyron një rritje të qëndrueshme ekonomike, e cila u përball me goditje të forta. Kreu i qeverisë tha se me rritjen prej 7%, paga e mjekëve të përgjithshëm do të rritet me 59 mijë lekë. Mjekët specialist në QSUT do e kenë pagën 174 mijë lekë, ndërsa mjekët e përgjithshëm do të shkojnë 131 mijë lekë dhe infermierët 87 mijë.
“Rritja më e madhe historike e pagave, për të cilën kemi gëlltitur shumë gjera më durim sepse nuk është vetëm çështje dëshire, por edhe mundësish. Kur ekonomia merr frymë, rritet, kjo rritje pagash është pasqyra direkte e një rritjeje të qëndrueshme të ekonomisë që ka përballuar ato goditjet e forta që ju i dini. Keni qenë ju në vijnë e parë për të përballuar ekonominë. Ne kemi bërë një rritje të pagave për mjakët specialist dhe nga ana tjetër kemi një zotim për rritjen me 7% të pagave për mjekët e infermierët në tërësi. Kjo do të bëhet për mjekët e përgjithshëm dhe infermierë. Paga e mjekëve të përgjithshëm, do të rritet me 59 mijë lekë, këto bishtat mos i merrni fiks se mund t’ju ndryshojnë. Paga e infermierit do të shkojë 72 mijë, por ky është hapi i parë se në harkun midis dy prillave do e plotësojmë kuadrin, për momentin mjekët shpresoj nuk do të kërkojnë më shumë. Mjekët specialist në QSUT do e kenë pagën 174 mijë lekë, ndërsa mjekët e përgjithshëm do të shkojnë 131 mijë lekë dhe infermierët 87 mijë. Kështu që me këtë rritje praktikisht shkojmë në nivelin e lartë të rajonit. Të rinjtë që duan më shumë, edhe pse për shkak të moshës kanë bërë më pak, të thonë jo po më shumë këtu e atje“- tha Rama.
Për fenomenin e largimit të mjekëve shqiptarë drejt Gjermanisë për shkak të pagave më të larta, kreu i qeverisë dha këtë koment:
“Ambicia jonë është që paga mesatare në Shqipëri të shkojë 900 euro, nuk janë eurot e Gjermanisë, por edhe shtëpitë në Gjermani i kanë pak më të kripura, edhe transporti në Gjermani do më shumë euro, edhe kafet duan më shumë euro, ajo kafja e zezë. Edhe muhabeti në Gjermani nuk ecën si këtu, kështu që e kombinuar, e kompensojmë deri diku por kjo është çështje zgjedhje. Krijimi i kushteve më të mira të punës është domosdoshmëri, me investimin që po bëhet edhe ky maternitet që është legjendë e mjekësisë shqiptare do të jetë perfekt“- tha Rama.
Top Channel