SHQIPËRI

“Rritja më e madhe historike e pagave”/ Rama: Rritet me 7% për mjekët dhe infermierët, kushtet këtu kompensojnë eurot e Gjermanisë

“Rritja më e madhe historike e pagave”- kështu e cilësoi Rama rritjen e pagave për mjekët specialistë, të përgjithshëm dhe infermierët.

Në takimin e zhvilluar me mjekë dhe infermierët e QSUT, Rama tha se kjo rritje pagash pasqyron një rritje të qëndrueshme ekonomike, e cila u përball me goditje të forta. Kreu i qeverisë tha se me rritjen prej 7%, paga e mjekëve të përgjithshëm do të rritet me 59 mijë lekë. Mjekët specialist në QSUT do e kenë pagën 174 mijë lekë, ndërsa mjekët e përgjithshëm do të shkojnë 131 mijë lekë dhe infermierët 87 mijë.

Rritja më e madhe historike e pagave, për të cilën kemi gëlltitur shumë gjera më durim sepse nuk është vetëm çështje dëshire, por edhe mundësish. Kur ekonomia merr frymë, rritet, kjo rritje pagash është pasqyra direkte e një rritjeje të qëndrueshme të ekonomisë që ka përballuar ato goditjet e forta që ju i dini. Keni qenë ju në vijnë e parë për të përballuar ekonominë. Ne kemi bërë një rritje të pagave për mjakët specialist dhe nga ana tjetër kemi një zotim për rritjen me 7% të pagave për mjekët e infermierët në tërësi. Kjo do të bëhet për mjekët e përgjithshëm dhe infermierë. Paga e mjekëve të përgjithshëm, do të rritet me 59 mijë lekë, këto bishtat mos i merrni fiks se mund t’ju ndryshojnë. Paga e infermierit do të shkojë 72 mijë, por ky është hapi i parë se në harkun midis dy prillave do e plotësojmë kuadrin, për momentin mjekët shpresoj nuk do të kërkojnë më shumë.  Mjekët specialist në QSUT do e kenë pagën 174 mijë lekë, ndërsa mjekët e përgjithshëm do të shkojnë 131 mijë lekë dhe infermierët 87 mijë. Kështu që me këtë rritje praktikisht shkojmë në nivelin e lartë të rajonit. Të rinjtë që duan më shumë, edhe pse për shkak të moshës kanë bërë më pak, të thonë jo po më shumë këtu e atje“- tha Rama.

Për fenomenin e largimit të mjekëve shqiptarë drejt Gjermanisë për shkak të pagave më të larta, kreu i qeverisë dha këtë koment:

Ambicia jonë është që paga mesatare në Shqipëri të shkojë 900 euro, nuk janë eurot e Gjermanisë, por edhe shtëpitë në Gjermani i kanë pak më të kripura, edhe transporti në Gjermani do më shumë euro, edhe kafet duan më shumë euro, ajo kafja e zezë. Edhe muhabeti në Gjermani nuk ecën si këtu, kështu që e kombinuar, e kompensojmë deri diku por kjo është çështje zgjedhje. Krijimi i kushteve më të mira të punës është domosdoshmëri, me investimin që po bëhet edhe ky maternitet që është legjendë e mjekësisë shqiptare do të jetë perfekt“- tha Rama.


Top Channel

Banner

Related posts

“Je një mashtrues”, Balla braktis lidhjen live kur përballet me Nokën në Top Story

admin

Shiste kokainë të fshehur në kavanoza me oriz, arrestohet 32-vjeçari shqiptar

admin

Apeli rrëzoi vendimin e Zhukrit, Berisha: Kim ndërhyri në vendim, do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë

admin

Leave a Comment