Ali Ahmeti është një nga politikanët dhe atdhetarët, i dalur nga një përvojë e gjatë nga shkolla politike e kombëtare e LPK-së, i cili me mjeshtri ka arritur tu mbijetojë furtunave politike në Kosovën e okupuar që nga koha e rinisë së tij të hershme si student në UP, nga Lëvizja Ilegale dhe aktiviteti i tij në LPK, pastaj angazhimi i tij politik dhe operativ në tri Ushtritë Çlirimtare Kombëtare, rikthimi në jetën politike legale në Kërçovën e tij gjysmë të lirë dhe krijimin e profilit të politikanit më pragmatik e karizmatik shqiptar, në fillimt të shekullit XXI. Gjatë veprimtarisë së tij atdheatre në LPK, Ali Ahmeti shpeshëherë u sulmua, u etiketua, u shantazhua dhe u linçua nga kundërshtarët e tij politik, por edhe nga bashkëveprimtarët e tij, por ai kurrë nuk u mor me fjalët e armiqve pas gardhit, sepse misioni i tij atdhetar, kërkonte nga ai angazhim vetëmohues, tolerancë dhe sakrificë sublime. Ali Ahmeti i njohur me nofkën ABAZ GJUKA, ishte në radhët e para të rinisë studentore të demostratave historike të vitit 1981, ishte krah i fuqishëm i heroit të kombit Rexhep Mala, ishte në radhët e para të partisë së luftës bashkë me Fehmi Lladrovcin, në Drenicë e në Zagreb, ishte në radhët e pakta në Mbledhjet ilegale në Prapashticë, e në Divjakë, ishte krah i Sekretariatit të Komitetit Drejtues të LPK-së, që ishte në përbërje të Afrim Zhitisë, Fadil Vatës e Behajdin Allaqit, ishte krah vëllezërve Xhemalji e faniljes Kelmendi, ishte vija ndërlidhëse e radhëve të UÇK-së, me Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Ramusgh Haradinajn e Adrian Krasniqin, Qerim Kekmendin e Nait Hasanin, pra ishte urë lidhëse, ishte shtyllë e fuqishme e gjakosjes për luftën dhe lirinë e Kosovës, pa qenë indiferent se ai vinte nga një skaj tjetër i Shqipërisë së robrëuar, Kërçovës së tij heroike. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Ali Ahmetin nuk e rrëmbeu deliri i madhështisë e as dëshira për pushtet, por vazhdoi punën e tij në LPK, tani për vazhdimin e misionit të tij të ri, çlirimin e tokave tjera të okupuara, ashtu siç ishte skalitur në projektin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, se lufta nuk do të ndalej deris tat ë çliroheshn të gjitha tokat e okupuara. Ai u bë shtyllë e fuqishme e Jonuz Musliut në Luginë të Preshevës, dhe me përvojën e tij prej Revolucionari kombëtar, arriti që luftës së UÇPMB-së ti jepte kuptimin e drejtë çlirimtar. Njejtë veproi edhe kur vatër lufte u bë Krahina prej nga ishte origjina e tij e lindjes, duke udhëhequr me zgjuarsi, durim dhe vetëmohim luftën çlirimtare në cepin e Dardanisë Pellasgjike, Maqedoninë e sotme shqiptare. Ali Ahmeti, apo Abaz Gjuka i LPK-së, si politikan tashmë i profilizur në Maqedoni të Veriut, Lideri historik i partisë shqiptare në pushtet BDI, pos që ka arritur të jetë lider i pa zëvendësueshëm i shqiptarëve në shtetin e Maqedonisë së Veriut, duke u bazuar edhe në të kaluarën e tij të lavdishme politike të para luftës në Kosovë, ai është edhe lider i pa kontestueshëm politik i kombit shqiptar, këndej e andej Drinit. Pse mendoj kështu? Përderisa politikanët dhe udhëheqësit politik në Shqipëri dhe Kosovë, qofshin ata të pozitës dhe opozitës, Rama, Berisha apo Meta në Tiranë dhe pozita e opozita në Kosovë, Albin Kurti, Ramush Haradinaj e Hashim Thaçi, nuk kanë arritur të dalin nga lëvozhga e partisë së tyre dhe e bindjeve të ngushta partiake e interesave elektorale, në anën tjetër, Ali Ahmeti ky vigan liberatorë siç do ta quante Noli i madh, përveç se ka arritur të tejkalojë interesat e tij personale e klanore në kuadër të BDI-së, duke pasur si kapital të kaluarën e tij, është bërë strumbulluar i poltikës pozitare dhe opozitare në Maqedoni, por duke pasur rolin e tij vendimtar edhe në ngatërresat politike në Shqipëritë e dy anëve të Drinit. Së këndejmi, uragani Ali Ahmeti ka ndikimin e tij të madh edhe tek Kryeministri i sotshëm në Tiranë EDI RAMA, por edhe tek liderët opozitar Sali Berisha dhe Ilir Meta, e poashtu edhe tek Kryeministri Kosovarë ALBIN KURTI, e edhe tek opozitarët Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi e Fatmir Limaj. Ndikimi i Ali Ahmetit ishte i madh në Konferencën e Rambujesë, në zhvillimet politike të pas luftës në Kosovë, në luftën në Luginën e Preshevës, në përplasjet politike në Tiranë dhe në bisedimet shqiptaro -serbe të Kosovës në Bruksel dhe Ohër. Ohri, ky qytet i vjetër e historik shqiptar që sot është në shtetin e Maqedonisë, si duket se është bërë Brukseli i dytë për Ali Ahmetin- Aty në fillim të shekullit XXI, është bërë marrëveshja e rëndësishme mes politikanit Revulicionar Ali Ahmeti dhe shtetit Maqedon për nënshkirmin e marrëveshjes së paqes, pas disa muajsh luftë frontale në Malësinë e Tetovës, në Kumanovë dhe në rrethinat e Shkupit. Në atë kohë, Ali Ahmti ishte i vetëm përballë shutel diplomacisë Europiane dhe të SHBA-së në një anë, shteteve sllave në anën tjeter, por edhe kundërshtimit të madh të miqve të tij aleat në Tiranë dhe Prishtinë. Megjithate, falë përvojës së tij poltike dhe vizionit të tij të qartë politik e atdhetar për të ardhmen e përbashkët të shqiptarëve dhe popujve sllav në Maqedoni, Ali Ahmeti nga diplomati ilegal ushtarak kombëtar, me mjeshtri u shëndrrua në diplomat legal politik në bisedime dhe arritit të kapitalizoj mjaftueshëm luftën e shqiptarëve të Maqdonisë, duke fituar të drejta politike e administrative, të atilla që deri para një viti askush nuk mund ti imagjinonte. Ali Ahmeti si revolucionar që gjithë jetën luftoi për luftën, tani kur ishte në luftë e kërkoi dhe e bëri paqen, siç do të thoshte një mik i tij nga fundi i rrjedhës së Drinit. Po në Ohër, më 18 mars 2023, Ali Ahmeti kaloi me mjeshtri dhe sinqeritet prej vëllau të madh edhe një sprovë të madhe politike dhe kombëtare. Në kohën kur opozita e përqarë shqiptare në Kosovë e linqoi dhe i bënte ndërskamca poltike Kryeministrit Albin Kurti, kur Kryeminsitri tekanjoz shqiptar Edi Rama nuk e kalonte inatin që kishte me Albinin për rastin Ballkani i Hapur, ishte pikërisht Ali Ahmeti ai i cili për ditë e javë me radhë u mor me diplomacinë Europiane, për të siguruar se Kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti nuk do të tradhëtohej në takimin e Ohrit. Njëkohësisht, ai mbante kontakte të vazhduehme me edhe me diplomatët e huaj e edhe me Kryeministint Kurti, duke ia siguruar rrugën e minuar politike të BE-së dhe duke i ndihmuar si vëlla i madh, për t
ia bërë më të lehtë rrugën e për ti dhënë krah, për t`ia sforcuar zërin e tij si udhëheqës i Kosovës në bisedimet shqiptaro -serbe.
Takimi i Liderit politik Ali Ahmeti me Kryeministrin Albin Kurti, pak para takimit në Ohër, i siguroi Kryeministrit Kurti se kishte marrë garanci të duhura se Kosova nuk do të vendoset me shpatulla për muri, se Kryeministri Kurti nuk do të detyrohet të nënshkruaj në dëm të Kosovës. Politikani, veprimtari dhe atdhetari Ali Ahmeti, gjatë gjithë jetës së tij Kosovën e ka dashur njejtë si Kërçovën e tij, dhe duke vepruar me dekada të tëra në Lëvizjen Popullore të Kosovës, ai nuk mund ta dallojë dashurinë që ka për Kërçovën e tij me dashurinë që ka ta zëmë me Prekazin, Gllogjanin, Ujmirin, Kleçkën apo Divjakën, vende këto që tregojnë rrugëtimin e tij të gjatë në veprimtarinë politike ilegle të Kosovës.
Ky ndikim i madh në diplomacinë Europiane, në bisedimet ku zoti Ahmeti ishte nikoqir, tregoi edhe një herë se roli dhe ndikimi i tij në fatin e Shqiptarëve në tri shtetet Ballkanike, jo që është vendimtar, por është edhe i pa tejkalueshëm.
Në takimin e fundit të Ohrit ku u fol për fatin e Kosovës, Ali Ahmeti nuk u takua me Albin Kurtin për ti shitur mend atij, as për ta shantazhuar e as për ta këshilluar, por ai u takua me Albin Kurtin, për ti treguar përvojën e tij politike në bisedime me ndërkombëtarët, përmes së cilës i jepte Kryeministrit të Kosovës edhe mbështjetjen vëllazërore, por edhe sigurinë se ai nuk ishte vetëm në këto kohë me furtunë.
Kështu bëjnë vetëm atdhetarët idealist, vetëm at bij të përkustuar të atdheut, të cilët në poltikë nuk kanë ardhur si rezultat e matematikave të klaneve mafioze, por si rezultat i përkushtimit jetësor atdhetar.
Përfundimisht mendoj se këtë resurs politik dhe kombëtar, klasa politike shqiptare duhet të dijë ta ruaj me xhelozi, duke lejuar dhe besuar fenomenin Ali Ahmeti që të jetë rruga e pa tjekalueshme dhe e sigurt ku vendoset fati i kombit shqiptar.
Këtë e meriton diplomati largëpamës, paqebërës e integrues Ali Ahmeti, por këtë edhe e kanë nevojë imediate politikbërësit në tokat e ndara shqiptare!
Zvicër, 04 prill 2023,
Metush Zenuni, historian dhe veprimtar politik.