AKTUALE

Ratkoceri: Korridori 8 për shqiptarët e Maqedonisë dhe jo vetëm, për nga rëndësia është “Marrëveshja e dytë e Ohrit”

Banner

Gazetari i të përditshmes, Koha, Arben Ratkoceri njëherë edhe njohës i mirë i rrethanave politike ka thënë se për shqiptarët e Maqedonisë dhe jo vetëm, Korridori 8 për nga rëndësia është “Marrëveshja e dytë e Ohrit”.

Ai ka krahasuar atë me ndërtimin e autostradës Zagreb-Split dhe ka thënë se në inaugurimin e autostradës Zagreb-Split, ish presidenti kroat, Tuxhman, e cilësoi si çlirimi i dytë i Kroacisë. Po ashtu, autostrada e Kombit deri në Prishtinë dhe ajo për Bllacë, përafërsisht kishte cilësime të njëjta nga Sali Berisha e Hashim Thaçi

Ratkoceri ka thënë se të gjithë këto korridore i ka ndërtuar kompania amerikano-turke “Bechtel-Enka”.

Ka shtuar se për Maqedoninë, shqiptarët në rajon, por edhe amerikanët – siç deklaroi sot ambasadorja e SHBA-ve, kjo autostradë është e rëndësisë së madhe

Shkrimi i plotë:

Inaugurimin e autostradës Zagreb-Split, ish presidenti kroat, Tuxhman, e cilësoi si çlirimi i dytë i Kroacisë. Po ashtu, autostrada e Kombit deri në Prishtinë dhe ajo për Bllacë, përafërsisht kishte cilësime të njëjta nga Sali Berisha e Hashim Thaçi. Edhe për shqiptarët e Maqedonisë dhe jo vetëm, Korridori 8 për nga rëndësia është “Marrëveshja e dytë e Ohrit” .

Këto korridore i ka ndërtuar kompania amerikano-turke “Bechtel-Enka” .

Për Maqedoninë, shqiptarët në rajon, por edhe amerikanët – siç deklaroi sot ambasadorja e SHBA-ve, kjo autostradë është e rëndësisë së madhe. Rëndësia nuk është vetëm infrastrukturore, por edhe politike e strategjike, sepse Ballkani naftë apo miniera ari nuk ka dhe të gjitha konfliktet janë bërë për kontrolle korridoresh.

Ndryshe, si dëshmitar okular, ky projekt është sulmuar e minuar nga qarqet më antishqiptare në rajon që nga idea fillestare e saj gati 30-vjeçare. Hyni në google dhe shihni se si përdoren “argumentet” e njejta kundër Ali Ahmetit e sidomos zëvendëskryeministrit Artan Grubi si “frontmena” të këtij projekti me ato që u “pollën” kundër Tuxhmanit, Berishës apo Thaçit. Do të dështojnë sepse janë të paktë dhe Korridori 8 duket se do bëhet realitet falë edhe përkrahjes së liderëve të tjerë shqiptarë, kryeministrit Kovaçevski, atij opozitarit Mickovski, e sidomos ambasadorës amerikane!

Banner

Related posts

DPS votoi dy serbe nga DF për gjykatëse, por jo edhe kandidatin shqiptar

admin

Moti me vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 14 gradë

Gjyla Halili

Gjykata Kushtetuese sot vendos për fatin e “Balancuesit”

Gjyla Halili

Leave a Comment