AKTUALE

Mexhiti në takim me sovranin: Do të shkojmë në çdo vendbanim për të dëgjuar hallin e qytetarëve

Udhëheqësi i fraksionit në kuadër të BDI-së, Izet Mexhiti, ka deklaruar se ka filluar me takime me qytetarët në Tetovë me bashkëmendimtarë e bashkëveprimtarë.

Ne nuk do të ndalemi, do të shkojmë në çdo vendbanim për të dëgjuar hallin e qytetarëve, ka shkruar Mexhiti.

Postimi i tij:

Sonte e nisëm me një iftar me bashkëmendimtarë dhe bashkëveprimtarë në Tetovë, duke vazhduar në Zhelinë për të dëgjuar dhe bashkëbiseduar me sovranin, atë që jep dhe merr mandat.
Ashtu siç bëmë me dije ditën e shtunë, ne tashmë do të funksionojmë si fraksion në kuadër të Bashkimit Demokratik për Integrim, e rrjedhimisht do të kemi qëndrim politik për të gjitha temat që e tangojnë opinionin e gjërë publik.
Ne nuk do të ndalemi, do të shkojmë në çdo vendbanim për të dëgjuar hallin e qytetarëve.

Banner

Related posts

Banka Botërore: Rritje për 2.4% të BPV-s, shkalla e inflacionit do jetë 9.3%

admin

Stoilkovski për formimin e Qeverisë: Bisedimet janë në fazë të avancuar

Gjyla Halili

“Na mbivotuan”, këshilltarët shqiptarë lëshojnë seancën në shenjë kundërshtimi për mbylljen e paraleles shqipe

Gjyla Halili

Leave a Comment