AKTUALE

Xhuli Nura ua prezanton ndjekësve ‘Librin e Suksesit’: Kam folur për të në Big Brother, kam shënuar të gjitha sukseset e mia

Xhuli Nura ka qenë një nga personazhet më të spikatura në Big Brother VIP Kosova.

Ajo ka krijuar debate të shumta me konkurrentët e tjerë, është kritikuar e madje shpesh edhe i ka sulmuar.

Së fundmi ka publikuar një video duke prezantuar ‘Librin e Suksesit’, për të cilin ka folur edhe në BBVK.

Në këtë libër, modelja nga Drenica tha se mban gjithçka – sukseset, udhëtimet e po ashtu edhe planet për të ardhmen.

Foto: Screenshot/Instagram

“Mirëmëngjesi o njerëz të bukur. E mbani mend librin e suksesit që kam shpjeguar në Big Brother, është mbi dhjetë vite e vjetër”, u shpreh ajo.

“Është prishur pak, por këta i kam shënuar të gjitha sukseset e mia. Udhëtimet, koncertet, gjërat që më motivojnë. Të gjitha çfarë kam ëndërruar t’i kem në jetë, në këtë libër i kam”, vazhdoi Nura.

Duhet theksuar që ajo ishte në mesin e pesë finalistëve në Big Brother VIP Kosova. 

Related posts

Ahmeti: Bashkë ta ruajmë artikulimin ndërkombëtar të gjuhës maqedonase

admin

REISUL ULEMA U PRIT NGA AMBASADORI I SHQIPÊRISË NË SHKUP Z. MEJDANI

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi pas tubimit: “Sonte u vulos fitorja – faleminderit nga zemra Tetovë!”

Gjyla Halili

Leave a Comment