Me fillimin e gjykimit në Hagë, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar me rastin e publikimit të një fotoje, ku shihet një qytetar që është vrarë më 3 prill 1999 dhe nuk paditen kriminelët që e vranë atë por çlirimtarët.
“Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale ishte regjimi gjenocidal i Serbisë, për gati 100 vjet, jo çlirimtarët! Drejtësi për çlirimtarët”, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë në instagram:
Kur Gjykata e Hagës risjell kujtimet e trishtueshme, më 3 prill 2023.
Më 3 prill 1999, është vrarë Fehmi Bajraktari nga fshati Kishnarekë që shihet në pamjet ku flet Jakup Krasniqi (në krahun e tij të majtë), me rastin e shënimit të festës së 28 nëntorit të vitit 1998 në fshatin Divjakë.
Paradoksi i kësaj Prokurorie është se po akuzon çlirimtarin e jo kriminelët që e vranë qytetarin duarthatë nga fotografia e publikuar si “dëshmi”.
Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale ishte regjimi gjenocidal i Serbisë, për gati 100 vjet, jo çlirimtarët!
Drejtësi për çlirimtarët!
https://www.instagram.com/p/CqkiHFOMbHS/