SHQIPËRI

Balla dënon sulmin terrorist ndaj Top Channel: Drejtësia të hetojë çështjen dhe të japë ndëshkim model ndaj autorëve

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dënuar edhe njëherë sulmin terrorist ndaj Top Channel një javë më parë, ku mbeti i vrarë punonjësi i sigurisë, Pal Kola.

Në fjalën e tij në Komisionin e Integrimit këtë të hënë, Balla tha se organet e drejtësisë duhet ta hetojnë në mënyrë të fortë këtë çështje dhe të japë një ndëshkim model ndaj autorëve të këtij sulmi.

“Dënoj sulmin terrorist me arme ndaj Top Channel. Organet e drejtësisë duhet te hetojnë në mënyre të fortë këtë çështje dhe të ketë një ndëshkim model ndaj autoreve të këtij sulmi”- u shpreh Balla.

Ka kaluar një javë nga sulmi terrorit i kryer ndaj Top Channel ku u godit fjala e lirë por pa u vra punonjësi i sigurisë Pal Kola, por autoritetet ende nuk kanë asnjë të dyshuar për këtë ngjarje të rëndë, pavarësisht se thuhet se po punohet.


Top Channel

Banner

Related posts

Mesiq: Kontributi i BDI-së, mbi të gjitha i Ali Ahmetit, për hyrjen e vendeve të rajonit në BE dhe në NATO-s është i madh

admin

Policia e Shqipërisë shpërndan ujë për qytetarët, shkak temperaturat e larta

admin

“PD në situatë kaotike”, Alibeaj për kandidatët: Rama zvarriti procesin gjyqësor, Berisha zaptoi selinë e PD dhe çdo degë!

admin

Leave a Comment