AKTUALE

Arsovska nuk tregon pse do që ta kthejë monumentin e Andon Lazov – Qoseto para gjykatave

Kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska nuk tregon pse do që ta kthejë përmendoren e Andon Lazov – Qoseto para kompleksit të gjykatave në Shkup. SAKAMDAKAZAM.MK kërkoi nga Arsovska që t’u sqarojë qytetarëve pse nga të gjitha projektet vendosi kthimin e përmendores së figurës kontroverse të Andon Lazov-Koseto, e cila kur u ngrit në vitin 2014 shkaktoi përçarje në opinion, transmeton PRESSonline.mk.

Arsovska muajin e kaluar ka dërguar një kërkesë me shkrim të nënshkruar nga vetë ajo në Komunën e Qendrës për dhënien e pëlqimit për fillimin e procedurës për kthimin e Qoseto në të njëjtin vend nga është marrë.

Kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski dje i është përgjigjur se e ka dorëzuar kërkesën në adresë të gabuar, gjegjësisht se për një gjë të tillë ajo duhet të marrë miratimin nga Kuvendi. Sipas Ligjit për Memorialet dhe Monumentet, kompetencat për ngritjen e monumenteve janë në Kuvend, ndërsa komunat mund të ngrenë memorialë vetëm për persona dhe ngjarje me rëndësi lokale.

“Qoseto nuk ka lidhje me Komunën Qendër, e as nuk është karakter me rëndësi lokale, prandaj kjo çështje nuk mund të trajtohet në nivel komunal”, thuhet në përgjigjen e Gerasimovskit për Arsovskën. / PRESSonline.mk

Related posts

Bdi: Ofendim i rëndë nga qeveria pa legjitimitet – njeriu i Putinit dhe mohuesi i Srebrenicës i ftuar nderi në ministrinë e Marrëveshjes së Ohrit!

Gjyla Halili

Bexheti dhe Arsovska promovuan projektin për përmisimin e sistemit të ujsjellësit në Saraj

Gjyla Halili

BDI: Për t’u mbrojtur, Kryeministri, Ministri i Brendshëm dhe Prokurori i Shtetit e kanë drejtuar njëanshëm hetimin kundër shqiptarëve.

Gjyla Halili

Leave a Comment