SHOWBIZ

Alfred Cako flet për Smart City, diktaturën që na pret: Ata që nuk janë vaksinuar do jetonë në…

Alfred Cako në rubrikën “Rrethi Katror”, tek E Diell ka folur edhe për Smart City ose qytetet inteligjente, të cilat do jenë pjesë e jetës tonë në të ardhmen.

Sipas tij njerëzit do jenë të kontrolluar nga qeveria përmes retinës së syrit ose fytyrës. Sipas tij satelitët në Shqipëri do shërbejnë për të survejuar personat që nuk do jenë pjesë e Smart City-t por do jetojnë në periferi. Ata që do jetojnë në periferi do jenë njerëzit që nuk janë vaksinuar.

Manushi: Ka diku Smart City sot  që ne flasim?

Alfred Cako: Në Kinë ka shumë qytete të mëdha të cilat janë të ndara me gardhe, me korrent që s’mund t’i kapërcesh dot të hidhesh nga një anë e trotuarit në tjetrin, ka gardhe të mëdha, të larta dhe kur të hysh do të kontrollohesh nëpërmjet retinës së syrit ose nëpërmjet fytyrës të cilat i regjistron në vend të gishtit që marrin në pasaporta, qeveria regjistron fytyrën dhe në qoftë se do shkosh diku për të takuar dikë për të lëvizur për nevojat e tyre.

Patjetër duhet të regjistrohesh në këto kamera ose nëpërmjet barkodit që quhet QR do e paraqitësh tek kompjuterët për t’u identifikuar se kush je. Ajo të do realizohet me mikroçip  me kalimin e kohës dhe ti do jesh vazhdimisht i survejuar dhe po ju them shqiptarëve që këto satelitët që janë paguar me paret tona, nuk janë për gjë tjetër veç se për të survejuar ata që do të dalin nga Smart City dhe do të jetojnë në periferi, do të kontrollohen dhe do të survejohen nëpërmjet këtyre satelitëve dhe do jenë vazhdimisht të mbikëqyrur që të mos kenë mundësi të jetojnë në periferi duke mos i lejuar të mbajnë kafshë shtëpiake, duke mos u lejuar të posedojnë tokën private, toka do të kalojë e gjitha në pronësi të shtetit.

Asnjë nga të pasurit nuk kuptojnë se kanë mendjen të shtojnë para, ata thonë pas vitit 2030 do jetoni të gjithë pa prona, por të lumtur. Do të ketë një konkurrencë midisi  Smart Cityt dhe periferisë ku do përpiqen të jetojnë njerëzit e lirë, ata që sot në fakt janë të pa vaksinuar dhe që nuk kanë pranuar dhe që e njohin axhendën në 2030 dhe që këtu në Shqipëri dhe në saj të punës sqaruese që kemi bërë ne, jemi krenarë para Zotit që kemi ndihmuar dhe Shqipërinë e kemi rreshtuar në vendet me më pak dëme në këtë drejtim. Jo më kot njerëz që janë në projekt të këtyre ngjarjeve të ardhshme si Bill Gates dhe të tjerë kanë blerë kaq shumë toka që të mos lënë njerëzit të venë të mbjellin dhe të jetojnë të lirë.


Top Channel

Related posts

Pini kafe që të keni flokë më të shëndetshme

admin

Filmi “Avatar: The Way of Water” kalon shifrën 2 miliardë dollarë në të gjithë botën

admin

Trajtimi i alergjisë ndaj pluhurit shtëpiak dhe polenit

admin

Leave a Comment