SHOWBIZ

Ia nis këngës popullore në Gramsh, maestro flet për vazhdimësinë e karrierës: Jam bërë popullor…

Ish-banori i Big Brother Armaldo Kllogeri është bërë pjesë e rubrikës “E Diell N’Trip”, ku së bashku me Beniada Nishanin dhe Argjira Spanca kanë udhëtuar drejt qytetit të lindjes së maestros, Gramsh.

Ata organizuan një intervistë mjaft interesante, ku nuk kanë munguar as takimet e Armaldos me fansat e tij.

I pyetur se si do vazhdojë karriera e tij në vazhdim, Armaldo shprehet se për shkak të popullaritetit që ka marrë tani do i futet dhe muzikës popullore, por pa hequr dorë nga muzika klasike.

“Duke qenë se në këtë moment jam bërë më i popullarizuar jam bërë më i ndjekur nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, karriera ime ime ka marrë një dimension tjetër që është shumë i madh dhe përtej ati personazhi popullor që kam treguar në Big Brother do ta ruaj dhe statutin e Tenorit të muzikës klasike, pra do jem ndërmjet muzikës klasike dhe muzikës popullore, sepse muzika klasike më jep një ndjesi elegante të të bërit të kësaj muzike dhe të përcjellë emocionin e një muzike që vërtet një muzikë klas, por muzika popullore më jep një ndjesi jashtëzakonisht të lumtur, një ndjesi emocionale që të jesh me popullin duhet të jetë shumë bukur”, është shprehur Armaldo Kllogeri.


Top Channel

Related posts

“Kam frikë mos më harron”/ Askush nuk e kishte vënë re, Olta përlotet çdo natë kur shtrihet

admin

Probleme me ngërçin? Faktorët e rrezikut, arsyet dhe zgjidhjet

admin

I penguan fejesën prindërit, çifti i të moshuarve martohet pas 60 vitesh

admin

Leave a Comment